Në kultivimin e ananasit nuk përdoren pesticide dhe mjete të tjera mbrojtëse. Ananasi është frut i adhuruar në gjithë botën, për shkak të shijes dhe aromës së këndshme që ka, mirëpo pakkush e di që është një ilaç shërues.
Në molekulat e këtij fruti gjendet edhe përbërësi i fuqishëm antikanceroz, gjë që do të mund të kontribuojë në prodhimin e ilaçit të ri kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme.
Ananasi rekomandohet edhe si ndihmë për të humbur peshë, për eliminimin e celulitit, kundër rrudhave dhe ënjtjeve.
Pesë arsye përse duhet të hani më shpesh ananas:
1. Ananasi i freskët ka vlera të ulëta të kalorive, mirëpo është i pasur me vitamina dhe minerale të shumta.
2. Në 100 g ananas ka rreth 50 kalori, i ngjashëm me mollën.
3. Ananasi përmban enzimën proteolitike bromelaine, e cila merr pjesë në tretjen e ushqimit dhe zbërthen proteinat. Për bromelainën besohet që ka cilësi antiinflamatore, antikancerogjene dhe cilësi kundër mpiksjes së gjakut. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i rregullt i ananasit ndihmon në luftën kundër artritit, tretjes së keqe dhe infeksionet e parazitëve.
4. Ananasi i freskët është burim i shkëlqyer i vitaminës C, të domosdoshme për sintezën e kolagjenit në trup, i cili është i rëndësishëm për ndërtimin e venave të gjakut, lëkurës, organeve dhe eshtrave.
5. Ananasi përmban edhe vitaminën A, gjithashtu përmban edhe vitaminë B dhe kalium. Kaliumi është i rëndësishëm për kontrollin e pulsit dhe për shtypjen e gjakut.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.