Lifestyle

August 15, 2018 | 11:21

Aretha Frenklin në fund të jetës, familja lutet “pak qetësi për Mbretëreshën e Soulit”

Aretha Franklin raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mbretëresha e soul-it, sot 76 vjeç, në ditët e fundit të jetës gjendet në shtëpinë e saj në Detroit, e rrethuar nga familjarët dhe gjithë të afërmit e saj të dashur, të cilët kanë kërkuar lutje dhe ruajtje privatësie për legjendën e muzikës.

Në vitin 2010 këngëtarja legjendare u diagnostikua me kancer ndërsa performanca e fundit publike, daton në gusht të vitit të kaluar, me një shfaqje në Mann Center të Filadelfias: “Një shfaqje e mrekullueshme, ku tashmë Aretha luftonte me dehidrimin dhe mungesën e forcës”.

“Ajo do të na mungojë shumë si një nënë, motër, mik, kushëri – shkruan miku i saj Roger Friedman, duke na lënë të kuptojmë gravitetin ekstrem të gjendjes shëndetësore të artistit. Por trashëgimia e saj është më e madhe se vetë jeta”.

Aretha Louise Franklin lindi më 25 mars 1942 dhe është një nga ikonat e shpirtit dhe muzikës R & B. Ajo është mbiquajtur ” La Regina del Soul” ose “Lady Soul” për aftësinë e saj për të shtuar një venë shpirtërore për çdo gjë që këndoi dhe për cilësitë e saj të mëdha vokale. Shteti i Miçiganit e ka cilësuar zyrtarisht zërin e saj “një mrekulli e natyrës”.

 

Burimi / www.leggo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top