Mirëqenie

July 24, 2018 | 12:48

Vlerat ushqyese të manaferrave dhe përfitimet që sjellin në shëndet

Manaferrat janë fryti më i përkryer për të rënë nga pesha falë fibrave që përmbajnë dhe manganit, i cili përshpejton metabolizmin. Po ashtu, substancat që gjenden tek manaferrat ulin rrezikun për sulm kardiak si dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Manaferrat gjithashtu mbrojnë shëndetin e mëlçisë dhe parandalojnë kancerin.

Disa studime kanë treguar se manaferrat janë një fryt i mirë edhe për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Lëkura juaj qëndron e re dhe e freskët me manaferra falë antioksidantëve dhe vitaminave që gjenden tek to.

Përmbajnë:

  • Vitaminë C
  • Anthokianinet, janë antioksidues të fuqishëm dhe kanë veprim anti-inflamator. Veprimi i tyre anti-inflamator ndihmon në mbrojtjen e sistemit urinar.
  • Carotenoide, bllokojnë radikalët e lirë – armiku kryesor i qelizave – parandalojnë plakjen e parakohshme dhe forcojnë sistemin imunitar.
  • Fitoestrogenet, kanë një veprim të butë që i ngjan asaj të estrogjenit të sekretuar nga organizmi femëror. Ato zvogëlojnë rrezikun e trombozës, arrhythmave kardiake, kolesterolit më të ulët dhe triglicerideve dhe rregullojnë presionin e gjakut.
  • Metale dhe elementët gjurmë, janë burime të pasura të hekurit, kalciumit, magnezit, fosforit, kaliumit dhe selenit. Prania e tyre në sasi të mjaftueshme në trup është thelbësore për shumë funksione vitale.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top