FB

November 15, 2021 | 8:30

Vlerësimi i komunikimit mësues-nxënës dhe prind-fëmijë, problemet e mprehta dhe ndikimi nga mentaliteti autoritar i të kaluarës

 

 

Problemi më i rëndësishëm dhe më delikat në ndërtimin e marrëdhënieve mësues-nxënës dhe prind-fëmijë është krijimi i një partneriteti ndërveprues të besueshëm dhe sa më bashkëpunues. Nga vëzhgimet dhe testimet e kryera në këtë drejtim, vihet re se këtu ka mjaft probleme të mprehta, të cilat është mirë të njihen dhe të diskutohen me përgjegjësi.

Kështu mund të thuhet se: Shumica e nxënësve thonë se e ndjejnë mungesën e komunikimeve dhe të diskutimit me mësues dhe me prindërit rreth çështjeve që ata i shqetësojnë. Edhe kur komunikohet, një pjesë e madhe e mësuesve dhe prindërve nuk i trajtojnë nxënësit si partnerë në komunikim. Kjo ndodh sepse pedagogjia shkollore që zbatohet sot tek ne si dhe pedagogjia familjare mbartin një dozë të fortë ndikimi nga mentaliteti autoritar i të kaluarës.

 

dr-ilia-larti

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr. Ilia S.Larti

 

Bashkërendimi i përpjekjeve mësues-nxënës-prind ndesh në barriera e koncepte nga më të ndryshmet, të tilla se “shkolla nuk të siguron të ardhme” dhe se një pjesë e mirë e nxënësve pranojnë se janë të ndikuar nga mesazhe frenuese rreth dëshirës për të mësuar.
Ka kërkesa për të ndryshuar marrëdhëniet, për t’i bërë ato me cilësore, për të ndryshuar mënyrën e vlerësimit, për të ndërtuar një komunikim disi më ndryshe, për të marrë parasysh psikologjinë e moshës se fëmijëve, për të respektuar etikën profesionale në punën e përditshme dhe në komunikim e të tjera, e të tjera.

Në këtë vështrim, është e domosdoshme të krijohet një koncept më i qartë rreth partneritetit mësues-nxënës- prindër të ndërtuar mbi bazën e parametrave psiko-pedagogjike dhe që ka si synim kryesor përparimin e nxënësve dhe arritje me të larta të tyre në procesin mësimor-edukativ.

Sot vihen re dy prirje kryesore rreth partneritetit mësues-nxënës- prindër:
Së pari, prirja që e vlerëson partneritetin mësues-prind ose shkollë-familje si një domosdoshmëri, dhe në këtë drejtim nxiten kërkimet për ta bërë sa më funksional këtë partneritet në dobi të edukimit më të mirë të brezit të ri në kohët moderne.

Së dyti, prirja që e nënvleftëson këtë partneritet dhe që thekson idenë se përfshirja e prindërve në edukim lidhet fort me faktorët social ekonomikë dhe që pasohet me akuza të ndërsjella, duke ia kaluar njërit apo tjetrit përgjegjësitë për efektivitetin e edukimit të fëmijëve. Në shtjellimin tonë, më poshtë, do i përmbahemi pikëpamjes së parë se krijimi i një partneriteti bashkëpunues shkollë-familje është mëse i domosdoshëm. Ne e konsiderojmë shkollën si pjesë të komunitetit ku ajo bën pjesë dhe për një ecuri më të mirë të punës se saj edukative duhet të kontribuojnë të gjithë: mësuesit, prindërit dhe vetë nxënësit. Kuptohet, në këtë bashkëpunim apo partneritet roli i mësuesit është disi i veçantë dhe i pazëvendësueshëm.

01Mësuesi nuk mund të realizojë i vetëm procesin e mësimit dhe të edukimit, prandaj një nga kërkesat që sot shtrohet para tij lidhet me faktin se sa i aftë është ai për të aktivizuar edhe forca të tjera brenda dhe jashtë shkollës dhe për të koordinuar punët e tij edukative me to?!

Mund të themi se sot kahu, intensiteti dhe mjetet me të cilat realizohet ndikimi edukativ i partnerëve socialë të shkollës po ndryshon rrënjësisht. Kështu, edhe në familje, që kjo e fundit konsiderohet si partneri më i fuqishëm i shkollës, po ndodhin ndryshime me ndikim të drejtpërdrejtë tek fëmijët. Pra, fëmijët dhe familjet sot kërkojnë më shumë mbështetje dhe se këtë mbështetje mund ta gjejnë parasegjithash tek mësuesit që njohin më mirë psikologjinë e fëmijëve si dhe dinamikën e evoluimit të raporteve brenda institucionit të familjes.

Në këtë vështrim, mund të themi se sot, shkolla efektive janë ato, që dinë të ndërtojnë partneritet të frytshëm shkollë-familje dhe arrijnë qe te përfshijnë veçanërisht prindërit e fëmijëve ne procesin e edukimit. Duhet llogaritur mirë cili është efekti dhe ndikimet e veçanta që ato kanë ndaj të tjerëve.

Më poshtë, po përpiqemi të përshkruajmë disa role të tilla.

1.Mësuesi që përpiqet të jetë model i sjelljes për nxënësit: Ky model i mësuesit është i pëlqyer nga nxënësit. Ai u siguron atyre modelin e sjelljes qytetare, të njeriut të civilizuar e të socializuar. Me personalitetin e vet, nëse mësuesi përpiqet të sjellë një model, ai rrezaton shumë cilësi të tilla si: të qenit i drejtë, i ndershëm dhe i respektuar, imponon respekt, shembullin e korrektesës, të drejtësisë, të tolerancës dhe të paanshmërisë. Për shumë cilësi të tilla, për shumë modele të sjelljes e qëndrimeve të tij, ai mund të imitohet e të ndikojë në ngulitjen e tyre tek nxënësit përmes kërkesave të vazhdueshme.

2.Mësuesi që synon të jetë dominues dhe autoritar: Ky rol dhe model i mësuesit u imponohet artificialisht nxënësve, i bën pa iniciativë, të turpshëm dhe të tërhequr në jetën sociale të tyre.

3.Mësuesi me paragjykime për statusin social: Ky model i mësuesit mund të ndikojnë në uljen e interesit për të mësuar dhe formon mjaft qëndrime e sjellje negative tek nxënësit. Ai është pa ndjenja profesionalizmi: nuk di të motivojë, të udhëheqë e drejtojë punën që bëjnë nxënësi, pasi këta do të jenë më tepër jo aktivë dhe të pa interesuar për mësim dhe për arritje.

4.Mësuesi entuziast për punën e tij: Ky model përpiqet të jetë i dashur dhe i afrueshëm në komunikime, është i prirur të kultivojë ndjenja të ngjashme dhe tek nxënësit me të cilët punon. Pra, ndikimi i mësuesit është me shumë influencë në sjelljet

02Nëpërmjet punës mësimore-edukative mësuesi ndikon në vijën e sjelljes së nxënësve.

Për të gjithë ne duhet të jetë e qartë se procesi i edukimit është proces human dhe në këtë proces influenca dhe ndikimi i mësuesit është tepër i madh. E theksojmë këtë, pasi ai si figurë autoritare di të orientojë sjelljen dhe qëndrimet e nxënësve, sepse është ai që fillon të ndërtoje modelin e marrëdhënieve komunikatave sipas standardeve sociale, që u jep tonin marrëdhënieve në klasë, që organizon dhe udhëheq punën e nxënësve e plot çështje të tjera si këto. Në aspektin edukativ, ndikimet e mësuesit mund të jenë të shumta, por kjo varet dhe kushtëzohet kurdoherë nga mënyra si ai pozicionohet në rol.

Studimet theksojnë se rolet më të zakonshme që merr mësuesi në marrëdhëniet dhe komunikimet me nxënësit mund të jenë të ndryshme, por e nxënësve. Qëndrimet negative të mësuesit, që i trajtojnë nxënësit si mendjelehtë, si të papërgjegjshëm, si budallenj, e bëjnë shumë të vështirë e jo produktiv bashkëpunimin në klasë.

Mësuesit që mbajnë qëndrim pozitiv, që besojnë se nxënësit janë të aftë, ngjallin shpresën dhe vetëdisiplinën, realizojnë marrëdhënie e bashkëpunim të dobishëm.

 

04

Ndikimi i nxënësve në sjelljet e mësuesit
Edhe nxënësit kanë ndikime të padiskutueshme në sjelljen, që mësuesi arrin të ndërtojë, duke hyrë në marrëdhënie e komunikim të vazhdueshëm me ta. Në njëfarë mënyrë, sjelljet e ndryshme të nxënësit duhen kuptuar edhe si një sfidë që mund t’i bëhet mësuesit apo personit të tij. Nëse nxënësit kanë influenca ndaj mësuesit, ka rëndësi fakti apo mënyra se si mësuesi i percepton dhe i merr për bazë ato, për të modifikuar sjelljen apo mjaft qëndrime të tij. Në fakt, këto ndikime dhe influenca janë karakteristike për punën mësimore e sidomos për edukimin si proces. Ato veprojnë në mënyrë të heshtur tek secila palë. Nëse vihet re, në praktikat e punës se përditshme, mësuesit i ndryshojnë sjelljen dhe qëndrimet e tyre në përputhje me karakteristikat e nxënësve, sipas sjelljeve dhe qëndrimeve që ata shfaqin.

Duke reaguar e vepruar në këtë mënyrë mësuesit:

•bëhen më të orientuar ndaj nxënësve që kanë shqetësime dhe që janë të pasigurt në vetvete. Ata vëzhgojnë me kujdes e vëmendje punën dhe reagimet e tyre.
•përdorin teknika kontrolluese dhe orientuese me nxënësit që janë të avancuar dhe entuziastë në arritjet e tyre.

•aplikojnë metoda të tjera nxitëse apo lejuese me nxënës që janë të papërqendruar dhe që reflektojnë pasiguri e mosbesim në punën, në sjelljet dhe në përpjekjet e tyre.
•u përshtatet nxënësve, nivelit, sjelljes dhe qëndrimeve që ata shfaqin në vijimësi.

bëhen të suksesshëm në karrierën e vet personale.

I duhet të shfaqë edhe shumë cilësi të tjera të tij si të qenit:

-i manovrueshëm apo fleksibël,

-këmbëngulës dhe tolerant në mjaft situata dhe kur duhet,

-i drejtë dhe i paanshëm në mënyrat e vlerësimit dhe në sjellje e të tjera.

1Disa këshilla e sugjerime praktike rreth qortimit si teknikë motivuese.
Qortimi është një nga mënyrat me të zakonshme që mësuesit e përdorin si teknikë për të ndikuar në veprimet dhe sjelljet e nxënësve, duke parashtruar pasojat logjike të sjelljeve jo të mira, synon të nxitë reagime disi ndryshe ndaj sjelljeve të padëshiruara e të ngulitë qëndrime pozitive.

Duke qortuar mësuesi nxënësin ka për qëllim:

•të ndërpresë sjelljen e padëshiruar.

•të marrë formën e një komunikimi të afërt e bashkëpunues.

•të orientojë nxënësin se po sillet keq.

•të jap këshilla, duke nxitur e stimuluar për punë.

•të mundësojë që fëmijët të dëgjojnë, kur thuhet diçka pozitive për ta.

•të realizojë një komunikim që të jetë me tone të qarta dhe mëse i prerë.

•të shmangen shfajësimet dhe zbutja e qortimit.

•të kalojë në kritika dhe nuk duhet të jetë demoralizues.

•të kuptojë dhe të propozojë ndryshimin e sjelljes konkrete.

•të marrë përgjegjësi për sjelljen.

05Ndonjëherë mësuesit përdorin edhe kritikat e ashpra, turpërimin, fajësimin dhe epitetet fyese, duke menduar se kjo do të ndihmojë nxënësit të motivohen për të reflektuar me drejtë. Mjafton të kujtojmë se pasojat e sjelljeve të tilla janë serioze dhe afatgjata, prandaj themi se gjatë kritikave, mësuesi duhet të mbetet objektiv, pa kaluar në fyerje e lëndime të tepruara.

Veç kësaj, atij i sugjerohet që gjatë kritikave:

të vërë theksin te sjellja dhe te personi.

nëse ato janë të ashpra, mund të jenë dekurajuese.

të theksoje se është nxënësi përgjegjës për sjelljen e tij.

të mos këtë fyerje dhe ofendime, por respekt për nxënësin

të hiqet dorë nga fajësimi dhe kërcënimet ndaj nxënësit.

të ashpra, nëse nxënësi ndjehet i përçmuar dhe zemërohet, ai do të përpiqet të turpërojë edhe mësuesin.

Të dish të komunikosh do të thotë që të:

Dëgjosh me vëmendje

Pyesësh me takt

Kërkosh atë që duhet dhe saktësisht

Udhëzosh me “urtësi”, durim dhe ashtu siç do të deshe për vete

Zgjidhësh problemin

03

Në komunikim duhet pasur parasysh se:

Qetësia është e mrekullueshme!

Nxitimi i rrezikshëm!

Interesi është i papranueshëm!

Banaliteti mungesë qytetarie!

I pranueshëm në komunikim bëhesh kur të:

Mendosh me zemër.

Dëgjosh me shpirt.

Buzëqeshësh me sy.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top