FB

February 21, 2022 | 8:20

Vonesa mendore, kuptimi, shkaqet dhe parandalimi i saj

 

 

Vonesa

Vonesa ka të bëjë me zvarritjen e procesit të zhvillimit. Termi vonesë-zakonisht përdoret për karakterizimin e shmangies së aftësive intelektuale (rrallë për aftësitë shkollore, nga norma statistikore e moshës. Autorë të ndryshëm e shtrijnë konceptin “vonesë”, edhe në “frenimet e përkohshme të zhvillimit”, si dhe në rrjedhën e pjekurisë joharmonike në rrafshin somatik (termi “sistem nervor somatic”, është tërhequr vetvetiu nga fjala greke “soma”, që do të thotë, “trup”, e cila është e përshtatshme duke pasur parasysh se ky sistem e transmeton informacionin nga CNS, në pjesën tjetër të trupit.

dr-ilia-larti

Nga Prof.Assoc.Doc.Dr. Ilia S.Larti

 

Sistemi nervor “somatik”, përmban dy lloje kryesore të neuroneve:

1.Neuronet ndijore, të njohura si neuronat përgjegjëse për bartjen e informacionit nga nervat në sistemin nervor qendror.

2.Neuronet motorike, të njohura edhe si jo normalë. Neuronet janë përgjegjës për bartjen e informacionit nga truri dhe palce kurrizore te fibrat e muskujve në të gjithë trupin).

Përcaktimet nuk i saktësojnë shkaqet e vonesës, të cilat mund të jenë shqetësime emotive, situatat edukative, mungesa e kulturës, pengesat shqisore e motore, sëmundjet, trashëgimia, dëmtimet organike të trurit e të sistemit nervor.

 

Vonesa mendore

Termi “Vonimi mendor”, përdoret për të përshkruar një inteligjencë funksionuese më të ulët se ajo normalja. “Vonesa mendore”, ndodh tek njerëzit e të gjitha racave dhe etniciteteve dhe është çrregullimi më i përhapur i zhvillimit sepse prek rreth 1% të popullatës së përgjithshme.

Njerëzit me vonesë mendore kanë rezultate të ulëta në testet e inteligjencës (IQ), por efektet e funksionimin ditë për ditë varen nga graviteti i vonesës mendore dhe nga probleme të tjera të bashkëlidhura. Fëmijët me gravitet të moderuar të vonesës mendore (rreth 85% e atyre me vonesë mendore), zakonisht mësojnë të flasin dhe arrijnë pavarësi në vetëkujdesje, megjithëse ritmi i tyre i zhvillimit është më i ngadaltë se normali.

Me “vonesë mendore”, quhet personi që merr më pak se 70 pikë në testin KI që ka probleme të sjelljes përshtatëse dhe i përjeton këto para moshës 18 vjeç, konsiderohet i “vonuar mendërisht”.

0

Të vonuarit mendërisht (nga ata që janë tej mase të ngathët, deri tek ata që nuk janë të aftë të bëjë asgjë për vetveten-debilët dhe idiotët), vlerësohen në katër kategori:

Pak të vonuar- të cilët e kanë KI, nga 50 deri 70, të rriturit me këtë tregues e kanë moshën mendore nga 8 në 12 vjeç, disa  nga këta janë të suksesshëm në profesion dhe familje.

Vonesa mendore mesatare –  e kanë KI nga 36 deri në 49 dhe moshën mendore prej 4-7 vjeç – të cilët mund të lexojnë dhe të shkruajnë si fillestarë, por kanë nevojë për mbikëqyrje të vazhdueshme, disa nga këta punojnë në veprimtari artizanale.

Vonesë mendore e shkallës së rëndë – e kanë KI nga 20 në 35 – janë në gjendje të mësojnë dhe të zbatojnë disa veprime të vetëshërbimit, kurse individët themelisht të vonuar (me KI nën 20), nuk janë në gjendje të mësojnë asgjë, janë krejtësisht të varur nga të tjerët.

1

Shkaqet e vonesës mendore

Shkaqet e vonesës mendore janë gjenetike dhe mjedisore. Në forma të lehta të vonesës mendore mund të çojë  edhe mjedisi familjar, kur familja bën një jetë të shthurur dhe interesohen pak për motivimin e fëmijëve.

Nuk janë të rralla edhe rastet kur një dëmtim fizik i rëndë ose dhe kur helmohet e çojnë personin që të përjetojë vonesën mendore të shkallës së rëndë.

Vonesa mendore mund të ketë shumë shkaqe të ndryshme, por ndonjëherë nuk ka apo nuk gjendet ndonjë shkak parësor.

Shkaqet gjenetike përfshijnë sindromën Down që vjen prej fëmijës që ka një kopje shtesë të kromozomit 21, si dhe sindromën e X të dobët (fragile X syndrome) që vjen prej një kromozomi X jonormal.

Shkaqet metabolike vijnë prej çrregullimeve metabolike, pra probleme në thyerjen apo eliminimin e disa kimikateve nga trupi. Për shembull, enilketonuria (PKU) është një çrregullim metabolik që shkakton dëmtim trunor dhe vonesë mendore nëse dieta nuk modifikohet duke reduktuara marrjen e një substance të quajtur fenilalaninë.

Infeksionet gjatë shtatzënisë mund të rrisin riskun për të patur një bebe me vonesë mendore. Viruset si rubeola (apo fruthi) mund të shkaktojnë vonesë mendore tek bebja si dhe probleme me dëgjimin dhe shikimin.

Pirja e alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë një çrregullim të spektrit alkoolik fetal. Tek fëmijët e prekur ekzistojnë një sërë problemesh fizike si dhe vonesë mendore. Edhe marrja e disa medikamenteve të veçanta ndonjëherë mund të shkaktojë vonesë mendore tek bebja.

Vonesa mendore mund edhe të vijë si pasojë e dëmit në tru pas lindjes si pasojë e mungesës së oksigjenit, traumës fizike, apo kequshqyerjes.

 

Shkaktarë të të tjerë të zhvillimit të vonshëm

Faktorët gjenetik, siç është sindromi Down

Problemet perinatale, siç është lindja e parakohshme, trauma gjatë aktit të lindjes, asfiksimi, infeksionet neonatale.

Probleme metabolike të lindura apo të shfaqura më vonë, veçanërisht nga dehitratimi i rëndë.

Çrregullime  shqisore të tilla si mungesa  e dëgjimit dhe shikimit që në lindje apo e fituar më pas.

Çrregullime të përhapura të zhvillimit, veçanërisht të grupit të autizmit.

 

Probleme me nxënien (të mësuarit)

Çrregullim dhe mungesë të vëmendjes dhe hiperaktivitetit

Shumë sëmundje neurologjike me apo pa të meta mendore

 

Lista e kushteve që mund të çojnë në zhvillim të vonuar, është tepër e gjatë dhe përfshin një gamë të gjerë të kushteve siç janë sëmundjet e rënda kronike gjatë fëmijërisë, privimi social, si dhe kushtet e vështira socialo-ekonomike, të cilat ndikojnë në demotivimin e  zhvillimit tek fëmijët.

 

Zhvillimi i vonuar apo çrregullimi mund të shfaqet jo vetëm në një apo më shumë sfera të sjelljes:

Motorikë apo lëvizshmëri të rëndë apo të lehtë

Vështirësi në të folur

Vështirësi në sferën social-emocionale

Arritjet konjektive, dhe sipas disa autorëve është i rëndësishëm vlerësimi i mundësive të fëmijës.

Kujdesi dhe ndihma ndaj vetes (duke filluar që nga aftësia për të mbajtur një shishen me qumësht apo lëng që në muajt e parë të jetës, deri tek kujdesi ndaj higjienës personale).

01

Parandalimi i vonesës mendore

Jo të gjitha format e vonesës mendore mund të parandalohen, por disa mundet të parandalohen. Për shembull për sindromat me vonesë mendore të përmendura më sipër, por edhe për të tjera, mund të bëhet një testim gjenetik përpara ngjizjes që u mundëson prindërve të dinë shansin që kanë për të kaluar gjene të veçantë tek fëmija/fëmijët e tyre.

Edhe pse një prind ka një gjen të veçantë të bashkëlidhur me vonesën mendore, kjo nuk do të thotë medoemos se fëmija e saj/tij do të jetë apo do të vuajë nga vonesa mendore. Mënyra dhe shkalla e shprehjes gjenetike ka relevancë në këto raste.

E rëndësishme është që të ndiqet një stil jetese korrekt, ku imunizimet të jenë të përditësuara. Gjatë shtatzënisë të hahen dieta të ushqyeshme dhe të balancuara si dhe të merren suplemente vitaminash sipas nevojës. Të mos pihet alkool apo drogëra të tjera gjatë shtatzënisë, apo nëse jeni duke planifikuar të mbeteni shtatzënë.

Pirja e alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një çrregullim të spektrit alkoolik fetal. Tek fëmijët e prekur ekzistojnë një sërë problemesh fizike si dhe vonesë mendore. Edhe marrja e disa medikamenteve të veçanta ndonjëherë mund të shkaktojë vonesë mendore tek bebja.

Vonesa mendore mund edhe të vijë si pasojë e dëmit në tru pas lindjes si pasojë e mungesës së oksigjenit, traumës fizike, apo kequshqyerjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top