Vrapimi dhe ecja në natyrë është një ilaç për jetëgjatësinë. Duke u praktikuar çdo ditë meshkujt jetojnë mesatarisht 6.2 vjet më shumë, ndërsa femrat 5.6 vjet më shumë. Ky është përfundimi i një studimi të “Copenaghen City Heart Study”, i cili ka filluar që në vitin 1976 me qëllimin për të vlerësuar përfitimet kardiovaskulare që prodhon aktiviteti fizik.
Në studim u përfshinë 20 mijë persona, nga 20-93 vjeç, të cilët iu nënshtruan analizave të vazhdueshme: gjatë 42 viteve të këtij eksperimenti studiuesit morën në konsideratë të dhënat mbi vdekshmërinë. Gjithsej ata numëruan 122 raste vdekjeje mes atyre që praktikonin vrapin dhe aktivitetin fizik të përditshëm kundrejt 10158 rasteve tek ata që nuk bënin asnjë lloj aktiviteti fizik.
Nga ky studim del në pah se për të ulur rrezikun e vdekjes së parakohshme me 44% mjafton që të ushtroheni disa orë në javë pa u sforcuar shumë.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 163
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.