FB

November 5, 2022 | 9:55

WhatsApp sjell veçorinë më të re të quajtur “Komunitetet”

WhatsApp ka lançuar veçorinë e re  të quajtur “Komunitetet”, së bashku me sondazhet, video thirrjet dhe bisedat e mëdha.

Mjeti i Komuniteteve synon të organizojë biseda të shumta në grup në mënyrë që personat  të mund të bashkohet së bashku me një numër bisedash të ndryshme. Funksioni u njoftua në fillim të këtij viti dhe që atëherë ka qenë në testim.  Ndërsa tani po shpërndahet për publikun, krahas veçorive të reja.

 Ky version do të shfaqet si një skedë në fund të aplikacionit. Nga atje, përdoruesit mund të fillojnë një komunitet të ri ose të bashkohen me ato ekzistuese.

WhatsApp tha se ishte përqendruar në “privatësinë dhe sigurinë” që “nuk gjendej askund tjetër”.

 “Alternativat e disponueshme sot kërkojnë besimin e aplikacioneve ose kompanive të softuerit me një kopje të mesazheve të tyre  dhe ne mendojmë se ato meritojnë nivelin më të lartë të sigurisë,” tha ai, duke iu referuar me sa duket alternativave të tilla si Discord dhe Slack.

Funksioni është duke u prezantuar si pjesë e një përditësimi që do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë dhe të marrin pjesë në sondazhe me bisedat e tyre.Përveç kësaj, videotelefonatat në grup tani do të mbështesin deri në 32 pjesëmarrës ,ku  madhësia maksimale e një grupi  do të jetë 1,024 përdorues.

“Me Komunitetet, ne po synojmë të ngremë shiritin se si organizatat komunikojnë me një nivel privatësie dhe sigurie që nuk gjendet askund tjetër,” tha WhatsApp në një postim në blog duke njoftuar shpërndarjen e tij.

 

 

 

 

Burimi/independent.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top