FB

July 4, 2023 | 12:37

WHO KIDS HOME / Për herë të parë në Shqipëri një shtëpi e dytë për vogëlushët hap dyert 24 orë në 7 ditë të javës!

 

Who Kids Home është shtëpia më e ëmbël e Tiranës, e ngritur enkas me një mision të veçantë: t’u japë mundësi të vegjëlve të kalojnë kohë cilësore, ndërkohë që prindërit duhet të jenë në punë, e jo vetëm. Ne do ju prezantojmë me detaje këtë zgjidhje tepër të mençur në kohëra të reja, që themeluesja e qendrës, znj. Eda Haxhiu, e ngriti me një ide të qartë dhe të mirëstudiuar për nevojat fillimisht të metropolit shqiptar.

img_1938

Kohët kanë ndryshuar. Fëmijët nuk janë më ata të djeshmit, të cilët bindeshin dhe u shkonin nga pas prindërve, në pamundësi për t’i vendosur apo strehuar diku. Të vegjlit nuk bënin zë, edhe pse ambienti nuk ishte i përshtatshëm për ta. “Të detyruar” ndiqnin mamin dhe babin në festa apo detyrime familjare, duke dashur në të vërtetë të qëndronin me lojërat e tyre. Sot jemi në një kohë tjetër, ku padyshim mundësitë janë nga më të larmishmet. Për fëmijët janë krijuar hapësira qëndrimi dhe rekreative, për t’ua bërë më të bukur periudhën e moshës që po kalojnë.

 

img_1939

Znj. Eda Haxhiu, themeluese e Who Kids Home

 

Ndihmë e vyer për prindërit

Në Who Kids Home mund të qëndrosh për një, dy apo tri orë, duke u argëtuar me aktivitete të larmishme, duke marrë disa leksione qytetarie dhe edukimi, por edhe mund të zësh shokë të rinj dhe të ndërveprosh me ta. Kjo qendër i ngjason një shtëpie të vërtetë, madje sapo hyn brenda të duket vetja si në një shtëpi kukullash, ku çdo cep është përshtatur për të vegjlit, që nga salloni e deri tek dhoma e gjumit. Ndërsa për prindërit që janë të ftuar diku, në një festë brenda qytetit apo jashtë tij, por edhe në një udhëtim pune jashtë kufijve, Who Kids Home është shtëpia e dytë e vogëlushit tuaj, e cila i ka dyert e hapura 24 orë në 7 ditë të javës dhe ofron kushtet e duhura, për një qëndrim të qetë dhe të sigurt. Ky shërbim u vjen në ndihmë veçanërisht familjeve me prindër të vetëm, të cilët e hasin shpesh sfidën e gjetjes së një zgjidhjeje ‘të minutës së fundit’, kur gjenden përballë situatave të paparashikuara. Vogëlushëve mund t’u qëllojë të vijnë gjithsej edhe vetëm një herë të vetme në Who Kids Home, sepse qëllimi i qendrës është të lehtësojë prindërit, kurse fëmijëve të mos u trazohet rutina e përditshme, as në ato raste kur dy apo më shumë ditë do t’i kalojnë aty. Qendra ofron opsionin e shoqërimit të vogëlushëve për në kopshtet apo shkollat respektive, e paskëtaj i merr për të kaluar së bashku pjesën e mbetur të kohës derisa të kthehen prindërit.

img_1966

 

Zgjidhja ideale për fëmijët e diasporës

Një mendim dhe alternativë e shkëlqyer që Who Kids Home ka bërë të funksionojë më së miri është padyshim disponibiliteti në të gjitha ditët e javës, pa ndërprerje apo kufizim orari, pra qendra është hapur edhe në ditët e pushimit e për festat zyrtare. Dhe meqë tani jemi në verë, sezon plazhi dhe dasmash, si dhe periudhë e pikut të ardhjes së shqiptarëve të Diasporës, ajo që përbën veçantinë e Who Kids Home është ndihmesa e madhe që i jepet sidomos kësaj kategorie. Gjatë ditëve të qëndrimit të tyre në vendlindje, shqiptarët e Diasporës sforcohen bashkë me fëmijët, për të realizuar shumë nevoja në të njëjtën kohë. Ndaj dhe vendosja e vogëlushëve për disa orë gjatë ditës apo natës në Who Kids Home, do t’i lehtësonte prindërit që për një kontroll ortodontik a optik, për një dasëm ose gëzim familjar që zakonisht zgjasin deri në orët e vona, do t’i shtrëngonin me zor fëmijët me vete.

img_2056

Studim pas shkolle

Programi i Who Kids Home është ndërtuar për t’iu përshtatur të gjitha grupmoshave. Por, një vend të rëndësishëm zë dhe aktiviteti studimor pas shkollës. Ka plot prindër që duan një vend të sigurt, që fëmijët e tyre të mos qëndrojnë vetëm në shtëpi. Qendra Who Kids Home funksionon si shtëpia e dytë, ku në vend të prindërve janë kujdestaret, që e ofrojnë përkujdesjen në kuadër familjar. Dhe, jo vetëm të ushqehen apo të bëjnë detyrat, por edhe të punojnë projektet, të mësojnë gjuhë të huaja, të argëtohen duke pikturuar, me punë dore e muzikë, deri sa prindërit të shkojnë t’i marrin. 

img_1955

Avantazhi është se në Who Kids Home fëmijët mund të mësojnë në të njëjtën klasë me motrën/vëllain, pa u ndarë nga njëri-tjetri. Po ashtu, qendra ka si rregull orarin e pushimit të drekës, atëherë kur fëmijët çlodhen në ambiente komode, për të rritur përqendrimin gjatë orarit të detyrave. Për t’i ndihmuar me detyrat e shtëpisë është përzgjedhur një mësuese me përvojë të gjatë në arsim. Duhet theksuar se orari i qëndrimit është i pakufizuar, derisa prindërit të kthehen nga puna, element ky në përputhje të plotë me misionin e kësaj qendre.

img_2021 

Kampi veror

Vera është periudha më e bukur e vitit dhe padyshim më stresuesja për prindërit me një apo më shumë fëmijë. Kjo ndodh sepse koha e lirë për fëmijët nuk është e njëjtë me ta. Ndaj Who Kids Home ka krijuar komoditetin e një kampi veror për t’ua bërë më të lehtë si prindërve dhe fëmijëve kalimin e pushimeve të bukura aty. Sepse për fëmijët natyra, pishina, lojërat e ndryshme, janë gjithçka që ata duan. Who Kids Home ofron fleksibilitet në përzgjedhjen e orareve për t’iu ardhur në ndihmë prindërve. Prej muajit qershor kampi veror ofron për vogëlushët alternativa të shumta argëtimi përmes lojërave në natyrë, notit në pishinë, mësimeve të artit dhe pikturës, ekskursioneve, kinemasë verore, karaokes, kërcimit, leximit të librave jashtëshkollorë dhe përforcimit të njohurive për të mos u shkëputur gjatë nga mësimet. 

img_2095

Të gjitha këto aktivitete zhvillohen në mjedise bashkëkohore e miqësore me fëmijët, plot ngjyra dhe lodra. Mbi të gjitha e çfarë ka vërtet rëndësi është se brenda do të gjeni shumë dashuri, duke shenjuar kështu fillimin e mbarë të një marrëdhënieje që lindi e kushtëzuar nga koha, por që e bashkon përkushtimi në mirërritjen e më të mirëve të botës, fëmijëve!

 

Adresa: Rruga “Niko Avrami”, tek ish-Shkolla e Bashkuar, Tiranë

Cel: +355 68 227 8887

E-mail: [email protected]

Facebook https://www.facebook.com/profile.php?id=100068706521796

Instagram who_kids_home  

 

who-kids-home

Publikuar në revistën Psikologjia, Nr. 193 / Korrik 2023

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top