Kush e di se sa herë e kanë rimenduar atë bisedë të shkurtër telefonike, ato pak fjalë të shprehura me ngut dhe shpejt, ato pak çaste që më vonë do të shndërroheshin në fjalët e fundit me nënën e tyre. Kush e di se sa herë janë rrëmbyer nga keqardhja, ankthi, nga të qarat se ato momente që nuk do përsëriteshin më.
William dhe Harry folën për herë të parë në një intervistë të gjatë në televizionin britanik ITV. Dy djem, dy fëmijë të aftë të ktheheshin pas në kohë me fuqinë e kujtesës kur, pothuajse 15-12 vjeçarë dëgjuan për herë të fundit zërin e nënës së tyre, Lady D-së, së paharrueshme.
U deshën 20 vjet nga vdekja tragjike, nga ai fund i papritur dhe i dhunshëm që theu zemrën e miliona njerëzve që e donin nënën e tyre rebele, magjepsëse dhe të sinqertë. Por që atyre të dyve u mohoi ekzistencën. Harry, më i vogli, thotë: “Është hera e parë që ne të dy flasim për të si nënë. Ndoshta ishte diçka ende shumë e gjallë. Dhe është akoma”.
Ashtu si ajo telefonatë, kur nëna e tyre u bëri ndërsa ata ishin në kështjellën e Balmoral, në Skoci. Diana ishte në Paris së bashku me Dodi Al Faiyed, dashurinë e saj të madhe, me të cilin disa orë më vonë do të aksidentohej pranë një urës Alma, ndjekur nga paparacë kudo. “Harry! Harry! Është mami në telefon”, tha William. Më i vogli nga djemtë mori telefonin dhe kujton: “ishte ajo që fliste nga Parisi”.
Kujtimet e tij janë më të paqarta se ato të vëllait të tij më të madh, por është ai që i zbulon ato mendime: “Më vjen keq për gjithë pjesën tjetër të jetës sime nga ajo telefonatë e shkurtër. Nëse do ta dija se ishte hera e fundit që do flisja me nënën time, do t’i kisha thënë kaq shumë gjëra të tjera … Duhet t’i bëj mirë llogaritë për pjesën tjetër të jetës sime. Unë ende i ndiej përqafimet që na ka dhënë. Më shtrëngonte aq shumë, dhe duke qenë se isha më i vogli, nuk kishte mënyrë për të ikur”.
William, nga ana tjetër, duket më i matur, dhe tregon vështirësinë e të qenit jetim. “Për mua ishte sikur një tërmet të shkundte shtëpinë”. E njëjta gjë, pa dyshim, do ta provokojë këtë intervistë të sinqertë dhe të hapur. Ashtu si intervista që në 1995 dha Diana për BBC, duke rrëfyer pabesinë e saj dhe dështimin e martesës me Charls. Një situatë që thekson se William dhe Harry prej kohësh kanë zgjedhur se çfarë qëndrimi të mbajnë, se cili person ia dedikojnë sjelljet dhe qëndrimet e tyre private dhe publike. Dhe ai person është nëna e tyre, Zonja e paharrueshme Lady D.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.