Gruaja që ktheu pamundësitë në mundësi dhe që ndërtoi një poliklinikë lider që përfaqëson ekselencën e estetikës në dentistri dhe atë të fytyrës me emrin LEDISMILE
Ka gra që ecin ngadalë, me hapa të matur, por të sigurt. Nuk kërkojnë asgjë nga bota, përveçse një shans, jo për të dëshmuar veten, por për të bërë diçka që ka kuptim. Dhe kur jeta u vë përballë pengesave, ato nuk tërhiqen, përkundrazi, shtrëngojnë dhëmbët, përveshin mëngët dhe vazhdojnë.
Njëra prej tyre është Enkelejda Spahiu. Një grua që ka zgjedhur të mos flasë për vështirësitë, por t’i sfidojë ato. Jo me fjalë të mëdha, dhe as me deklarata. Por me punë. Me përkushtim. Me natën që zgjatet përtej orarit dhe mëngjeset që nisin pa zë. Me duar që shërojnë, rregullojnë dhe krijojnë. Me zemrën që di të japë dashuri si mjeke, si kolege, si nënë, dhe me mendjen që di të udhëheqë si profesioniste.
Ledi, siç e njohin të gjithë, është një nënë e vetme, një mjeke me karrierë ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha një grua që e ka ndërtuar çdo gur të suksesit të saj me sakrifica që pak i shohin, por shumë i ndjejnë në punën e saj. Nuk ka patur gjithmonë lehtësi. As mbështetje. Por ka patur një vendim: të mos ndalet. Dhe ky vendim është kthyer në filozofi jete, në themel të çdo gjëje që ajo ndërton.
LEDISMILE është poliklinika dentare të cilën Ledi e krijoi me qëllimin e bukur, buzëqeshje që lindin nga gratë për të gjithë. Sepse i gjithë stafi që punojnë dhe ndajnë përvojën aty është i gjithi i përbërë nga gra dhe vajza.
Kur themeloi LEDISMILE, ajo nuk donte vetëm të hapte një klinikë. Donte të krijonte një hapësirë ku njerëzit të ndiheshin të sigurt, të dëgjuar dhe, mbi të gjitha, të bukur në mënyrën e tyre autentike. Kështu, LEDISMILE nuk është vetëm një poliklinikë dentare dhe estetike, është një përvojë, një udhëtim drejt vetëbesimit.
LEDISMILE, brandi që ka thyer tabu në estetikë dhe dentistri
Te Ledismile, çdo eksperiencë e pacientëve ka filluar me një shërbim dentar apo estetik të kryer me profesionalizëm dhe kujdes, por nuk ka mbaruar aty. Në 21 vite ata kanë zgjedhur jo vetëm të vijnë një here, janë kthyer përsëri pasi kanë pasur besim. Dhe ndanë përvojën e tyre me të tjerët, dhe kështu u krijua brandi Ledismile. Sepse shërbimet dentare dhe estetike dhanë rezultat, por vetëm besimi tek profesionalizmi është ai që ndërtoi Ledismile, një brand që jeton në zemrat dhe buzëqeshjet e pacientëve. LEDISMILE nuk është thjesht një Poliklinikë Dentare-Estetike, por një filozofi. Një vend ku buzëqeshjet marrin jetë të re, ku transformimi vjen përmes kujdesit, respektit dhe profesionalizmit. Këtu, çdo njeri gjen një hapësirë mikpritëse, të ngrohtë, ku teknologjia më moderne bashkohet me një qasje njerëzore për të krijuar rezultate natyrale dhe afatgjata.
Në LEDISMILE, motoja jonë është: “Ne bëjmë Art me buzëqeshjen tuaj.” Prej 25 vitesh jemi liderë në inovacionin dentar, duke sjellë gjithmonë risitë më të fundit të teknologjisë dhe metodave bashkëkohore. Ne ofrojmë rehabilitimin total të çdo problemi të aparatit dento-maksilar, të kryer me profesionalizëm dhe kujdes nga një ekip i trajnuar dhe i specializuar jashtë Shqipërisë. Çdo trajtim personalizohet në mënyrë unike për secilin pacient, sepse besojmë se çdo buzëqeshje është një vepër arti më vete. Pasioni, përkushtimi dhe precizioni ynë garantojnë jo vetëm rezultate funksionale, por një estetikë që shpesh tejkalon edhe ëndrrat e pacientëve tanë. LEDISMILE është vendi ku shkenca dhe arti bashkohen për të krijuar buzëqeshjen që keni dëshiruar gjithmonë.
Dr. Enkelejda Spahiu në vitin 2018 është shpallur një nga 130 mjeke stomatologe më të mira në rang ndërkombëtar në Amerikë, “ICONS OF DENTISTRY”. Ky përkushtim ka sjellë vlerësim edhe ndërkombëtar: Poliklinika LEDISMILE është shpallur me çmimin e Jurisë EUROPEAN MEDICAL TOURISM & WELLNESS në Spanjë për “Best Dental Treatment for International Patients”. Një dëshmi që marka është jo vetëm krenari shqiptare, por edhe një pikë referimi për pacientët nga e gjithë bota që zgjedhin Tiranën për buzëqeshjen dhe fytyrën e tyre të re.
Klinika Ledismile Estetikë është destinacioni ku bukuria bashkohet me shkencën. Me protokollin e famshëm “20 Vjet më e Re” realizohet facelifting-un jo kirurgjikal me disa ndërhyrje të vogla me injeksione me acid hialuronik brenda një ore e gjysmë ku pacienti rigjen veten të rinuar dhe të relaksuar sikur 20 vite më pare pa dale nga tiparet e tij natyrale. Trajtimet antirrudhë kanë një sukses të jashtëzakonshëm sepse ndalojnë kohën në momentin që fillon trajtimi. Trajtimet me lazer, filler-at, PRP dhe terapinë revolucionare NAD+, klinika ofron transformime natyrale dhe rigjenerim të thellë. Çdo procedurë është e personalizuar, duke i dhënë fytyrës dhe trupit freski, harmoni dhe siguri. Ledismile Estetikë – aty ku koha ndalet dhe rinia rifiton shkëlqimin.
Shërbimet që sjellin lumturi
Fasetat dhe kurorat dentare E-MAX dhe Zirkon Qeramikë me punim artistik – LEDISMILE është pionierja e parë në Shqipëri për këtë ndërhyrje, duke ofruar rezultate të sigurta, estetike dhe natyrale.
Implantet premium – me teknologji të avancuar dhe materiale të certifikuara FDA, CE, ISO, që garantojnë funksionalitet të plotë dhe harmoni në buzëqeshje.
Hollywood Smile in One Day – transformimi i menjëhershëm i buzëqeshjes brenda një dite me faseta kompoziti në shumicën e rasteve pa prekur dhëmbët.
Rehabilitimet totale të denturës në LEDISMILE rikthejnë funksionin, estetikën dhe buzëqeshjen natyrale me implante premium dhe teknologji të avancuar. Me anë të implanteve dentare premium (All-on-4 / All-on-6 / All-on-X) dhe teknologjisë së avancuar 3D, ne ofrojmë rikthimin e plotë të funksionit të përtypjes, estetikës dhe harmonisë së buzëqeshjes brenda një kohe shumë të shkurtër.
SMILE MAKE OVER – Rregullim i formës, madhësisë, harkut, pozicionimit dhe ngjyrës së dhëmbëve, duke ndërthurur të gjitha specialitetet e stomatologjisë – nga ortodoncia, kirurgjia, implantologjia, ortopedia stomatologjike, periodontologjia deri tek cosmetic dentistry – për të krijuar një buzëqeshje harmonike dhe unike i realizuar nga një ekip me mjekë të të gjitha këtyre specialialiteteve brenda klinikës.
Atmosfera që bën diferencën
LEDISMILE është mbi të gjitha një hapësirë e ngrohtë, ku pacientët ndihen të mirëpritur dhe të sigurt. Çdo ndërhyrje shoqërohet nga profesionalizmi dhe ndjesia e kujdesit njerëzor. Sepse këtu nuk bëhen thjesht dhëmbë të bukur apo trajtime estetike – këtu dhurohet lumturi.
“Ne nuk transformojmë vetëm pamjen, por edhe ndjesinë që njerëzit kanë për veten e tyre. LEDISMILE është marka e lumturisë.”
Dr. Blerta, me 10 vite eksperiencë në poliklinikën LEDISMILE, është një profesioniste e kompletuar që e ka ndërtuar karrierën e saj mbi bazën e specializimeve dhe trajnimeve të shumta brenda dhe jashtë vendit, nën mentorimin e themelueses së klinikës Ledismile, Dr. Ledi, e cila ka investuar personalisht në formimin e saj. Prej më shumë se një dekade në këtë klinikë, ajo ka fituar një ekspertizë polivalente duke punuar si stomatologe e përgjithshme, terapiste, ortopede, dentiste estetike dhe, së fundmi, si ortodontja zyrtare e klinikës. Çdo rast e sheh si një sfidë unike që kërkon përkushtim të plotë, duke e bërë atë një figurë kyçe për suksesin dhe standardet e larta të Ledismile.
Dr. Erisa erdhi në klinikën Ledismile e përgatitur dhe me bazat e forta të profesionit, por rrugëtimi i saj mori një tjetër dimension nën mentorimin e Dr. Ledit dhe përmes trajnimeve të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit. Çdo ditë në këtë klinikë u shndërrua në një mësim të ri, ku ajo përthithi jo vetëm teknikat më të avancuara të stomatologjisë, por edhe filozofinë e kujdesit njerëzor ndaj pacientit, profesionalizmin dhe standardet e larta që përfaqëson Ledismile. Ajo ndërtoi hap pas hapi një profil të plotë profesional, si stomatologe e përgjithshme, terapiste, ortopede, kirurge dhe implantologe. Sot, pas 12 viteve eksperiencë në profesion dhe 7 vite në klinikën dentare Ledismile, Dr. Erisa është një stomatologe e kompletuar, e aftë të trajtojë me sukses çdo rast – nga më i thjeshti deri tek më kompleksët.
Dr. Ina, falë një formimi të plotë akademik dhe trajnimeve të vazhdueshme brenda e jashtë vendit, ka ndërtuar një profil të gjithanshëm profesional në klinikën Ledismile. Ajo është specializuar si stomatologe e përgjithshme, terapiste, ortopede stomatologjike dhe kirurge dentare, duke kombinuar aftësi të gjera që i mundësojnë të trajtojë raste nga më të thjeshtat deri tek më kompleksët. Ky përqendrim në shumë disiplina jo vetëm që pasqyron përkushtimin e saj për cilësi dhe perfeksion, por edhe e pozicionon atë si një nga shtyllat më të rëndësishme të ekipit Ledismile.
Dr. Rovena e ndien veten pjesë të pandarë të familjes Ledismile, një klinikë me mbi dy dekada eksperiencë në stomatologjinë estetike, ku ajo është rritur profesionalisht dhe personalisht, duke e quajtur shpesh “shtëpinë e saj të dytë”. Nën përkujdesjen dhe mentorimin e dr. Ledit, ajo ka përvetësuar aftësi të gjera që shtrihen nga stomatologjia e përgjithshme, terapia, endodontia, ortopedia stomatologjike, kirurgjia orale dhe dentistri kozmetike, duke ndërtuar një profil të plotë profesional. Për të, dr. Ledi ka qenë një udhëheqëse dhe një shembull frymëzues i profesionalizmit, etikës dhe pasionit për stomatologjinë, duke e mësuar që çdo teknikë, çdo detaj dhe çdo sfidë e kapërcyer të jenë një hap drejt formimit jo vetëm si mjeke më e mirë, por edhe si njeri më i fortë.
Ass. Bora me gati një dekadë përvojë në klinikën Ledismile, Bora është sot një figurë kyçe që ndërthur ekspertizën profesionale me ndjeshmërinë njerëzore. Ajo është rritur profesionalisht jo vetëm përmes praktikës së përditshme, por edhe falë mbështetjes së stafit mjekësor dhe përkushtimit të dr. Ledit për zhvillim të vazhdueshëm. Trajnimet dhe kualifikimet e kanë shndërruar në një profesioniste të kompletuar, ndërsa roli i saj shkon përtej asistencës teknike, duke u bërë ura mes pacientëve dhe mjekëve. Çdo ditë ajo përballet me sfida që kërkojnë energji, aftësi komunikimi dhe empati, duke e bërë dëgjimin dhe ndërmjetësimin po aq të rëndësishme sa kompetencat teknike.
Filozofia “Less is More” tek Ledismile Estetikë
Në Tiranë, aty ku estetika takon shkencën dhe profesionalizmin, Ledismile Estetikë ka krijuar një univers të plotë për ata që kërkojnë të rigjejnë bukurinë dhe energjinë e tyre. Shërbimi më i njohur, “20 Vjet më e Re” është kthyer në sinonim të transformimit estetik natyral, por klinika nuk ndalet vetëm tek ky protokoll. Ajo ofron një gamë të tërë shërbimesh që ndërthuren mes tyre, duke e bërë çdo vizitë një udhëtim të personalizuar drejt freskisë, sigurisë dhe mirëqenies. Një staf i specializuar në mjekësinë estetike, i drejtuar nga Dr. Enkelejda Spahiu, me 13 vite eksperiencë në këtë fushë, së bashku me stafin mjekësor të kualifikuar, trajnuar dhe certifikuar Brenda dhe jashtë vendit, realizon çdo ditë transformimet më natyrale të fytyrës, brenda vetëm pak orësh. Sekreti qëndron në kombinimin e metodave më moderne të mjekësisë estetike. Një vend qendror zë facelifting-u jo kirurgjikal, i realizuar me injeksione të pozicionuara në struktura të caktuara anatomike, të cilat ndikojnë në mënyrën se si funksionon i gjithë aparati muskulo-skeletik i fytyrës. Rezultati është një transformim i dukshëm, ku fytyra merr një harmoni të re pa u larguar nga tiparet natyrale të pacientit.
Në klinikën estetike Ledismile, çdo ndërhyrje jo-kirurgjikale dhe jo-invazive – qoftë në fytyrë, qafë, dekolte, duar apo zona të tjera të trupit – bazohet në parimin “Less is More”, që do të thotë “sa më pak, aq më mirë”. Kjo qasje garanton që pacienti të ruajë tiparet e tij natyrale, pa e humbur identitetin e vet, duke i përmirësuar, freskuar dhe relaksuar ato në mënyrën më harmonike. Rezultati nuk është një ndryshim i ekzagjeruar, por një version më i mirë, më i shëndetshëm dhe më i rifreskuar i vetvetes.
Biorevitalizimi dhe mezoterapia ushqejnë lëkurën në thellësi, filler-at rikthejnë butësinë dhe konturet e humbura, ndërsa PRP rigjeneron qelizat përmes fuqisë së trupit vetë. Krahas këtyre, terapia NAD+ është një risi absolute: një eliksir modern që përmirëson metabolizmin qelizor, rrit nivelin e energjisë, ngadalëson plakjen dhe forcon vitalitetin mendor e fizik, duke dhënë një ndjesi rinie nga brenda jashtë.
Një vend të veçantë në filozofinë e Ledismile Estetikë zënë edhe trajtimet me lazer. Epilimi definitiv me lazer realizohet me teknologji amerikane Cynosure Elite IQ. Këto teknologji korrigjojnë problemet nga më të zakonshme të lëkurës me rezultate të shpejta dhe të sigurta: reduktimin e rrudhave, eliminimin e njollave, trajtimin e akneve dhe stimulimin e kolagjenit për një lëkurë më elastike dhe rinore. Efekti “skin resurfacing” sjell një fytyrë më të butë, më uniforme dhe me dritë natyrale.
Përtej fytyrës, kujdesi shtrihet edhe në trup. Trajtimet tonifikuese, rigjeneruese dhe qetësuese për lëkurën krijojnë një përvojë gjithëpërfshirëse. Sektori i fizioterapisë siguron trajtimin e patologjive të ndryshme muskulo-skeletike, me mjekë specialistë fizioterapeutë dhe aparatura të gjeneratës së fundit.
Ledismile Estetikë është më shumë se një klinikë. Është një hapësirë e dedikuar për ata që duan të ndihen më të rinj, më të bukur dhe më të sigurt në vetvete. Me një gamë të gjerë shërbimesh – nga “20 Vjet më e Re brenda ditës” tek trajtimet me lazer dhe terapia NAD+ – ky është vendi ku koha humbet fuqinë e saj dhe buzëqeshja fiton një dimension të ri, të përjetshëm.
Nga LEDISMILE tek Jeclaire Premium Skincare, vizioni i dr. Enkelejdës
E frymëzuar nga kërkesat e klientëve të saj besnikë, dr. Enkelejda nuk u ndal me suksesin e LEDISMILE. Pas më shumë se dy vite testimesh dhe analizash tregu ndërkombëtar të produkteve farmaceutike dhe dermo-kozmetike, ajo solli në mënyrë ekskluzive për Shqipërinë dhe Ballkanin një linjë farmaceutike dermo-kozmetike franceze Jeclaire Premium Skincare, me përbërës organikë dhe të certifikuar ISO, e menduar për të përforcuar efektet e trajtimeve estetike dhe për t’u përdorur në përkujdesjen e përditshme të lëkurës në shtëpi në mënyrë profesionale.
Jeclaire Premium Skincare ndërthur qumështin organik të gomaricës me vajra organikë bimorë dhe principe aktive farmaceutike të dizajnuara nga një kompani me reputacion ndërkombëtar. Produktet e Jeclaire janë të sigurta, të fuqishme dhe krejtësisht në përputhje me filozofinë që përfaqëson Ledismile: fuqizimi i bukurisë natyrale, në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale. Në fakt, Jeclaire vjen si një zgjatim i përvojës 10-vjeçare të LEDISMILE në kujdesin estetik, por këtë herë, në duart e çdo gruaje që dëshiron të vazhdojë këtë përkujdesje edhe në intimitetin e përditshmërisë së saj.
Nga Kleopatra tek laboratorët farmaceutikë
Thuhet se Kleopatra ruante bukurinë e saj hyjnore me banjat në qumësht gomarice. Sot, mijëra vite më vonë, shkenca e ka rikthyer këtë përbërës magjik në një formulë farmaceutike moderne, të pasur me proteina, vitamina dhe acide yndyrore. Jeclaire e ka marrë këtë trashëgimi dhe e ka shndërruar në produkte të certifikuara ndërkombëtarisht, të cilat jo vetëm kujdesen për lëkurën, por e mbrojnë, e rigjenerojnë dhe e bëjnë të shkëlqejë.
Rituali i plotë i Jeclaire
RENEWAL – KUNDËR-RRUDHË + RIGJENERUES
Krem Fytyre hidratues dhe rigjenerues me efekt kundër rrudhave (me Qumësht Gomarice). Krem ditor kundër rrudhave për fytyrën, i pasuruar me qumësht gomarice, acid hialuronik, pantenol, vitaminë E, vaj farash luledielli dhe vaj ulliri. Kombinimi i fuqishëm i përbërësve të tij ndihmon lëkurën të rikuperojë lagështinë që ka humbur, redukton rrudhat dhe e bën të shkëlqejë me përdorim të përditshëm.
SUN SHIELD SPF50+ MULTIEFEKT 3 në 1 në një produkt të vetëm!
MBROJTËS DIELLI SPF50+ ME QUMËSHT GOMARICE
ANTI-RRUDHË, HIDRATUES DHE MBROJTËS I CERTIFIKUAR NDAJ UVA-UVB
Mbrojtje nga dielli dhe veti kundër rrudhave në një produkt të vetëm! Një krem që kombinon në mënyrë ideale mbrojtjen nga rrezet UVA dhe UVB dhe vetitë kundër plakjes, kështu që nuk është e nevojshme përdorimi i disa produkteve që mund të irritojnë lëkurën tuaj.
REGENERA – KREM SPECIAL HIDRATUES ME EFEKT QETËSUES
Një krem me cilësi të lartë, që ndihmon qelizat e lëkurës të rigjenerohen. Një krem hidratues special rigjenerues për fytyrën, i pasuruar me pantenol, vaj jojoba dhe vaj hypericum, aloe vera dhe gjalpë farash shorea robusta. Mund të përdoret për rrudha, për plagë që mund të shkaktohen nga aknet dhe pas peeling-ut. Një krem shumë efektiv, ushqyes dhe rigjenerues për përdorim të përditshëm.
CLEANSER PUREMILK – PASTRUES LËKURE ME QUMËSHT GOMARICE
Multi-veprim 4 në 1 – pastrues, hidratues, toner, qetësues. I përsosur për heqjen e make-up-it nga lëkurat normale deri në të thata. Përmban pantenol, sodium PCA, qumësht organik gomarice dhe fosfolipide që eliminojnë qelizat e vdekura të lëkurës, duke zbuluar shkëlqimin natyral të saj.
BRIGHT EYES – KREM PËR SY TË FRESKËT DHE TË RELAKSUAR. ZBEH RRATHËT E ZINJ TË SYVE
Gama JECLAIRE, e cila përbëhet nga produkte me përbërës aktivë modernë në përqendrime të larta, është pasuruar me një produkt tjetër! Krem Fytyre hidratues dhe rigjenerues me efekt zbardhues. Kremi kundër lodhjes për zonën e syve nga seria JECLAIRE është një krem hidratues për sytë që vepron kundër pamjes së lodhur. Falë përbërjes së pasuruar me ekstrakte natyrale dhe bimë, si dhe acid hialuronik, ofron hidratim për këtë zonë të ndjeshme, duke rikthyer elasticitetin e saj, si dhe duke ndihmuar që të ketë një pamje të pushuar dhe të ndritshme.
RADIANCE – SERUM BOOSTER ME PEPTIDE DHE KOLAGJEN & PRIMER
Efekt i menjëhershëm, i dukshëm i tërheqjes së lëkurës. Gama JECLAIRE, e cila përbëhet nga produkte me përbërës active modernë në përqendrime të larta, është pasuruar me një produkt tjetër! Një booster unik me peptide që rikthen menjëherë konturin e fytyrës dhe krijon një shtrëngim të dukshëm në një lëvizje! Rezultati është i dukshëm menjëherë, ndërsa me përdorim të përditshëm linjat e shprehjes dhe rrudhat reduktohen në mënyrë drastike!
RETINOL – SERUM ANTIRRUDHË, ZBARDH NJOLLAT E ERRËTA DHE HIPERPIGMENTIMET
Një eliksir për bukurinë e përjetshme. Përmban retinol në përqendrim të lartë, i cili në kombinim me koenzimën Q10, Sodium Retinoyl Hyaluronate, proteinë tërshëre të hidrolizuar dhe fosfolipide përmirëson në mënyrë të dukshme rrudhat ekzistuese, parandalon formimin e rrudhave të reja dhe ofron veprim antioksidues.
HYDRAGEL – EFEKTI MAT HYDRAGEL
Xhel Hidratues Absolut për të lëkurë normale, mikes dhe tek lëkurat e yndyrshme dhe të prirura ndaj akneve lë ndjesinë e një hidratimi absolut pa e rënduar lëkurën. Ofron hidratim absolut, pa peshë, për lëkurën tuaj. Përbërja unike e Hydragel Mat hidraton në mënyrë efektive edhe lëkurat e yndyrshme pa i rënduar. E pasuruar me shumë ekstrakte dhe bimë hidratuese, si dhe acid hialuronik, rikthen elasticitetin e lëkurës dhe ruan pamjen rinore pa asnjë gjurmë shkëlqimi
ESENCË QUMËSHTI – SERUM BOOSTER HIDRATUES I MENJËHERSHËM & PRIMER
Qumësht Gomarice Organik dhe Kolagjen. Ideal për të gjitha tipet e lëkurave edhe ato të yndyrshme pasi përthithet menjëherë. Një serum booster special i pasuruar me një përmbajtje të lartë kolagjeni dhe qumësht gomarice organik nga Greqia. Ofron hidratim intensiv dhe efektiv që nga përdorimi i parë. Ruan dhe rikthen elasticitetin natyral të lëkurës.
Jeclaire – Një luks i përditshëm
Në thelb, Jeclaire nuk është thjesht kozmetikë. Është një filozofi bukurie: të kujdesesh për veten me produkte të certifikuara, të sigurta dhe me efekt të provuar. Një përvojë që bashkon historinë me shkencën dhe luksin me përditshmërinë. Jeclaire është rrëfimi i bukurisë që lind nga lashtësia, përforcohet nga shkenca dhe vazhdon çdo ditë në jetën e çdo njeriu.
Adresa: “Rruga Irfan Tomini”, pallati “Alfa”, Ap. “1”, Citofon “1”, Tiranë
Kontakt: +355 42 32 07 72 | +355 69 51 22 299 | +355 69 48 12 005
E-mail: [email protected]
Facebook: klinika dentare-ledismile
Instagram: ledismile_estetike
LinkedIn: Ledismile Dental Clinic
Youtube: Klinika Ledismile
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.