Mirëqenie

November 30, 2019 | 8:22

Xhenxhefili, kura ideale për të eliminuar kollën dhe gëlbazën

Kolla është një gjendje e zakonshme, më e shpeshtë në muajt e ftohtë, e cila shpesh shoqërohet me gëlbazë dhe mund të zgjasë më shumë se një javë. Në të vërtetë kolla është një përgjigje e trupit ndaj një acarimi të fytit ose traktit respirator. Në prani të një ngacmuesi, nervat stimulohen, dërgojnë një sinjal në tru duke gjeneruar sulmet klasike të kollitjes.

Kurat natyrore mund të përdoren për lehtësimin e kollës së shoqëruar me gëlbazë. Xhenxhefili është padyshim ndër më të efektshmit në këtë drejtim. Ai është anti-inflamator dhe qetësues, ndihmon në shpërndarjen e mukusit dhe lehtëson irritimet që shkaktojnë sulme të kollitjes.

Përbërësit: 1 lugë xhenxhefil të grirë, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë miell, 1 lugë gjelle vaj ulliri, garzë dhe shirit mjekësor.

Hidhni të gjithë përbërësit në një enë dhe përziejini mirë derisa të merret një përzierje homogjene. Vendoseni përzierjen në garzë dhe vendoseni atë në gjoks me ndihmën e shiritit ngjitës. Mbajeni gjatë gjithë natës dhe të nesërmen në mëngjes hiqeni dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top