Drejt e nga vitet ’90, Mom Jeans janë kthyer në modë. Praktike, me bel të lartë dhe jo veçanërisht elastike, të karakterizuara nga katër xhepa dhe një këmbë e lirshme (jo e ngushtë) që shtrëngon pak në kyçin e këmbës.
Xhinset e bollshme, përveç modeleve të thjeshta, në treg vijnë dhe të qëndisura, të grisura apo të zbukuruara me ngjyra.
Si të gjitha veshjet, mom jeans nuk i duken mirë të gjithëve. Duke qenë se nuk janë të ngushta, mund të vishen edhe nga ata që kanë pak bark. Megjithatë, nuk janë veshja e duhur për ata me fund të pasmë shumë të theksuar.
Për të kuptuar nëse këto xhinset janë të përshtatshme për ju, ja disa këshilla për t’ju ndihmuar t’i vishni dhe t’i përshtatni mirë ato.
Kombinojini me bluza të shkurtra: bluzat e shkurtra, bluzat e derdhura dhe këmisha me nyje janë perfekte me këtë lloj xhinsesh.
Nëse dëshironi të frymëzoheni vërtet nga vitet ’90, ju rekomandojmë të vishni një trupore, sepse e bën siluetën tuaj të duket më e hollë dhe elegante. Një ide e mirë është gjithashtu të përshtatni një xhup dhe, ndoshta, dhe një palë atlete, për të krijuar një stil sportiv casual. Këmishat me dantella dhe bluzat me grep janë gjithmonë të mirëseardhura, ndërsa këshillojmë të mos vishni këmisha të gjata dhe të mëdha. Edhe pse shumë të njohura, ato janë veshje që rrezikojnë të rëndojnë një veshje.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.