Elegante dhe tërësisht moderne, xhinsi i bardhë është i preferuar në mesin e yjeve të stilit të rrugës, redaktorët e modës dhe blogerët për vite. Xhinsi i bardhë është bërë klasik dhe mund të vishet në mënyra të shumta në çdo rast.
Këtë sezon, përveç klasikes janë edhe xhinset e grisurat. Mund t’i vishni me sandale me platformë, apo me takë të lartë. Mund të përshtaten lehtësisht me pjesë të tjera të veshjeve apo aksesorë të modës në ngjyra të ndritshme si e verdhë, rozë, portokalli, të kuqe, blu. Në këtë mënyrë ju mund të bëni veshjen më interesante dhe verore.
Një kombinim tërësisht i bardhë është ende një zgjedhje për ditët e verës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.