Mirëqenie

October 1, 2019 | 8:50

Xhinxheri, aleati më i mirë për të luftuar yndyrën dhe për t’u dobësuar

Xhinxheri, si një suplement dhe një përbërës që mund të vendoset në ushqim dhe pije, mund t’ju mbrojë nga mbipesha dhe sëmundjet kronike thotë një studim. Ndërsa ekspertët ende nuk mund të rekomandojnë një dozë specifike për qëllime parandaluese, ata thonë se konsumimi i më shumë erëzave pikante është shumë i shëndetshëm.

Studimi i botuar në Annals of New York Academy of Science, shqyrtoi zbulimet e 60 studimeve, të kryera mbi qelizat, kafshët laboratorike dhe njerëzit. Në përgjithësi, këto studime “kanë ndërtuar një konsensus që xhinxheri dhe përbërësit kryesorë të tij ushtrojnë efekte të dobishme kundër mbipeshës, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe çrregullimeve të tjera që lidhen me peshën,” shkruajnë autorët nga Universiteti Bujqësor i Kinës.

Autorët përqendruan studimin e tyre në aspekte të ndryshme të sindromës metabolike, një kombinim i tre ose më shumë faktorëve të rrezikut për diabetin tip 2 dhe sëmundjet e zemrës. Sindroma metabolike është një “problem shëndetësor në rritje që ka arritur përmasa pandemike,” shkruajnë ata, “pasi tani prek një të katërtën e popullsisë së botës”.

Ka pasur mjaft interes për strategjitë e mundshme për të trajtuar dhe parandaluar sindromën metabolike, përfshirë opsionet jo farmaceutike. Dhe xhinxheri, një nga erëzat më të konsumuara në botë, ka një histori të gjatë përdorimi si një ilaç bimor për të trajtuar një sërë sëmundjesh, falë fitokimikateve dhe antioksidantëve të ndryshëm.

Në fakt, duket se ekzistojnë disa mekanizma prapa fuqive të xhenxhefilit. Erëza luan një rol në djegien e yndyrës, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës. Xhinxheri gjithashtu pengon stresin oksidativ (një formë e plakjes qelizore), ka veti anti-inflamatore dhe ul kolesterolin dhe presionin e gjakut. Mund edhe të zvogëlojë arterosklerozën, krijimin e yndyrës së rrezikshme në arteriet.

Pra këto studime kanë sugjeruar që konsumimi i xhinxherit mund të përmirësojë djegien e kalorive dhe të zvogëlojë ndjenjën e urisë duke u shoqëruar nga humbja e peshës tek të rriturit mbipeshë.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top