FB

March 28, 2022 | 9:56

Yjet “flasin” përmes veshjeve, ja detajet që tregojnë solidarizimin e tyre me luftën në Ukrainë

Tapeti i kuq i “Oscar” është mundësia që pjesëmarrësit përmes veshjeve të tyre të japin mesazhe të ndryshme. Dhe këtë herë mesazhet lidheshin me luftën Rusi-Ukrainë.

1

Në tapetin e kuq të këtij viti, shumë të famshëm u shfaqën me fjongo blu të ofruara nga “Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët”.

Këto shirita blu mbanin hashtagun #withrefugees, pra “Me refugjatës”, duke iu referuar krizës së refugjatëve të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë dhe në solidaritet me të gjithë njerëzit e detyruar të ikin nga shtypja. Jamie Lee Curtis, Samuel L. Jackson, Diane Warren, Yuh-Jung Youn, Nicholas Britell dhe Paolo Sorrentino ishin disa nga emrat që u solidarizuan në këtë mënyrë.

2 3 4 5 6 7

Jason Momoa kishte detajin me ngjyrat blu dhe të verdhë në kostumin e tij, ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

8

Marlee Matlin mbante një varse me ngjyrat blu dhe të verdhë. 

9

Sakaq, aktorja më e famshme ukrainase e Hollivudi, Mila Kunis, mori një moment për të folur për Ukrainën ndërsa prezantoi këngën “Somehow You Do”, interpretuar nga Reba. E gjithë salla ka mbajtur një moment heshtje në shenjë solidariteti ndaj Ukrainës, e cila prej më shumë se një muaji po përballet me pushtimin rus.

Ndërsa salla qëndronte në heshtje në ekranin e madh u shfaqën disa mesazhe:

“Do të donim të kishim një moment heshtjeje për të treguar suportin dhe mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës që po përballen aktualisht me pushtim, konflikt dhe paragjykime brenda kufijve të tyre. Ndërsa filmi është një rrugë e rëndësishme për ne për të shprehur humanizëm në kohë konflikti, realiteti është që miliona familje në Ukrainë kanë nevojë për ushqim, kujdes mjekësor, ujë të pastër, dhe shërbime urgjente. Burimet janë të pakta dhe ne si një komunitet global mund të bëjmë më shumë. Ju kërkojmë të mbështesni Ukrainën në një mënyrë që mundeni #jemimeukrainën”, shkruhej në ekranin e madh.

 

 

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top