Në fokus

August 4, 2018 | 8:17

Yndyrnat dhe sheqernat përshpejtojnë plakjen

Ushqimi jo i përshtatshëm ndikon në mekanizmat e plakjes, duke rritur dhe rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së alzheimerit. Disa faktorë rreziku për zhvillimin e kësaj forme të demencës lidhen me plakjen, por dhe me kushtet metabolike si obeziteti dhe diabeti.

Studiuesit kanadezë të Universitetit Brock në Kanada kanë analizuar se si një dietë e pasur me sheqerna të rafinuara dhe yndyra të dëmshme përshpejtojnë procesin e plakjes natyrore. Nga ana tjetër, një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ngadalësojë plakjen e trurit, duke ulur rrezikun për demencë.

Një ndihmë e çmuar është dieta mesdhetare, një mburojë e fuqishme për zemrën dhe trurin. Në tryezë nuk duhet të mungojë vaji i ullirit ekstra i virgjër, fruta dhe perime që përmbajnë antioksidantë, peshk apo si alternativë ndaj tij 3-4 arra në ditë. Duhet bërë kujdes duke shmangur marrjen e sheqernave të thjeshta dhe kufizimin e yndyrave të ngopura me origjinë shtazore. Duhani, sigurisht që duhet të mungojë.

 

Burimi / Panorama ONLINE

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com