Çdo qelizë në trupin tonë ka shtresën mbrojtëse të yndyrnave dhe proteinave. Nëse ajo shtresë e jashtme përbëhet nga yndyrnat e mira Natyrale, kjo mund t’i ndihmojë qelizat për të absorbuar materiet ushqyese dhe ujin.
Megjithatë, nëse fjala është për shtresën e cila nuk është e lëngshme, për shkak të ngrënit me sasi të madhe të yndyrnat e këqija, ai proçes është i dobësuar. Konsiderohet që është shkaktar për shumë simptoma të plakjes, duke përfshirë rënien e cilësisë së lëkurës, inflamacionet, alergjitë. Ndër yndyrnat më të këqija janë trans-yndyrnat, të cilat mund të gjenden në ushqimin e përpunuar industrialisht, siç janë ëmbëlsirat, ushqimi i shpejtë (fast-food), akullorja, dhe vajrat për skuqje.
Konsumoni yndyrna nga produktet e papërpunuara, peshkun e kaltër, avokado, produktet e dhisë dhe deles, sojë, arra dhe bajame. Mos harroni vajin e kokosit, edhe pse është shumë kalorik, është i shëndetshëm dhe madje ndihmon të dobësimi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.