35% e të rriturve flenë më pak se shtatë orë gjumë natën. Pavarësisht stresit apo shqetësimeve të tjera që mund të keni, ekzistojnë disa metoda që mund t’ju ndihmojnë të flini rehat natën, sipas “Bright Side”.
- Duke u shtrirë menjëherë në shtrat
Në fund të një dite të ngarkuar, gjithçka që dëshironi të bëni është të vendosni kokën në një jastëk. Por krijimi i disa ritualeve relaksuese gjatë mbrëmjes mund të ndihmojë trurin të vendosë një hapësirë midis ditës dhe natës dhe të flini më shpejt. Rutina e gjumit mund të përfshijë një meze të lehtë, një dush të ngrohtë ose leximin e një libri të mirë. Ritualet tuaja të mbrëmjes nuk duhet të jenë të ndërlikuara, thjesht zgjidhni diçka që qetëson mendjen tuaj.
- Pirja e çajit të zi para se të shkoni në shtrat
Çajrat bimorë janë të njohur për efektet e tyre qetësuese dhe janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë prej vitesh. Dhe megjithëse shumë çajra, si kamomili ose livando, mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe madje të përmirësoni cilësinë e gjumit, disa pije funksionojnë anasjelltas. Për shembull, çaji i zi është i lartë në kafeinë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe pagjumësi.
- Përdorimi i batanijes së gabuar
Batanijet e bëra nga poliesteri janë të lehta për tu larë, por nuk janë zgjedhja më e mirë kur bëhet fjalë për të fjetur rehat. Poliesteri është një material sintetik, që do të thotë se nuk merr frymë dhe nuk lejon që trupi të rregullojë temperaturën e tij, duke ju bërë të ndjeni vapë dhe të djersiteni.
Në vend që të blini një batanije poliestër, zgjidhni atë të bërë nga leshi, pasi do t’ju mbajë ngrohtë dhe lëkura juaj do të marrë frymë.
- Palestra në mbrëmje
Stërvitja ju ndihmon të relaksoheni dhe të hiqni qafe ankthin, i cili, nga ana tjetër, do të përmirësojë gjumin tuaj. Por stërvitja shumë vonë mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Nëse shkoni në palestër një orë para gjumit, atëherë temperatura e trupit tuaj nuk do të ulet, duke ju shkaktuar pagjumësi. Ju duhet të stërviteni të paktën katër orë para se të flini.
- Anashkalimi i mëngjesit
Mëngjesi quhet vakti më i rëndësishëm i ditës për një arsye. Dhe megjithëse mund të mos keni kohë, mos konsumimi i ushqimit ndikon jo vetëm në peshën dhe aftësinë tuaj për t’u përqendruar, por edhe në cilësinë e gjumit. Njerëzit të cilët rregullisht anashkalojnë mëngjesin kanë më shumë gjasa të flenë keq dhe të zgjohen duke u ndjerë çuditshëm.
- Veshja e pizhameve në shtrat
Disa pizhame janë në të vërtetë shumë të ngrohta dhe mund të ndikojnë në gjumin tuaj. Ne flemë më mirë kur temperatura e trupit ulet. Nëse nuk lini lakuriq, zgjidhni veshje të lehta gjumi të bëra nga pëlhura natyrale dhe që e lejojnë lëkurën të marrë frymë, të tilla si liri ose pambuku.
- Ju keni qilim në dhomën tuaj të gjumit.
Qilimat mund ta bëjnë çdo dhomë të duket komode, por nëse ata janë pranë shtratit tuaj, atëherë nuk do të jeni në gjendje të bëni një gjumë të rehatshëm. Qilimat mund të mbledhin pluhur dhe merimanga, duke krijuar baktere të dëmshme për shëndetin tuaj. Studimet kanë treguar se cilësia e ajrit të brendshëm është thelbësore për gjumin tuaj dhe madje mund të ndikojë në performancën gjatë ditës së nesërme.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.