Këshilla & Arsye

May 10, 2018 | 11:46

Zakonet e përditshme që ju plakin sytë

Të gjithë dermatologët thonë se lëkura përreth syve është më delikate, dhe është zona e parë në fytyrë që jep shenjat e plakjes. Por janë disa zakone të përditshme që përdorin disa prej femrave që përshpejtojnë këtë proces, duke krijuar rrudha të parakohshme.

Dermatologia Natasha Cook, tregon shkaqet e plakjes së syve. Përveçse ekziston faktori gjenetik, nëse i rregulloni disa prej këtyre gjërave do të keni sy të çlodhur dhe të shndritshëm.

1

Syzet e diellit nuk janë vetëm modë. Mosvendosja e tyre i mban muskujt rreth syve të kontraktuara duke e rrudhur lëkurën më shpejt.

2

Fërkimi i syve është zakoni më i keq i ditës për plakjen e tyre, dhe është rreziku numër një sipas Cook, pasi krijon inflamacion.

3

Të flesh anash nuk është lehtësuese jo vetëm për qafën dhe shpatullat por dhe për sytë, për më tepër ushtron presion vetëm në një anë. Dermatologët rekomandojnë fjetjen në shpinë.

4

Burimi Top Channel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top