Në jetën e përditshme, mënyra se si veprojmë dhe zgjedhim të kalojmë kohën ka një ndikim të madh mbi suksesin dhe përparimin tonë. Ka njerëz që, pavarësisht dëshirës për të ndryshuar apo për të arritur më shumë, mbeten të bllokuar në të njëjtin vend, pa e çuar jetën e tyre përpara. Psikologjia ka identifikuar disa zakone të përditshme që shpesh pengojnë njerëzit të zhvillohen dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
1.Shtyrja e vazhdueshme
Një nga zakonet më të shpeshta që pengon përparimin është shtyrja e detyrave dhe përgjegjësive. Personat që nuk e avancojnë jetën shpesh mbeten në fazën e planifikimit pa e nisur kurrë veprimin. Kjo sjellje krijon një cikël negativ stres-i dhe mosrealizimi.
2.Mungesa e qëllimeve të qarta
Pa një drejtim të qartë, është e vështirë të kesh motivim. Njerëzit që nuk përparojnë shpesh nuk kanë qëllime konkrete ose të shkruara. Kjo i bën ata të ndihen të humbur dhe të paorganizuar, duke e bërë jetën e tyre më të paqartë dhe të pasigurt.
3.Mungesa e vetëreflektimit dhe të mësuarit nga gabimet
Një tjetër zakon negativ është mungesa e analizës së vetvetes dhe e mësimit nga gabimet. Njerëzit që nuk ndryshojnë rrallëherë reflektojnë mbi veprimet e tyre apo nuk kërkojnë mënyra për të përmirësuar veten.
4.Rrethimi me njerëz negativë
Psikologjia e shpjegon rëndësinë e ndikimit të shoqërisë mbi individin. Nëse dikush kalon shumë kohë me njerëz që kanë mentalitet të kufizuar, negativ, ose të pandërgjegjshëm për rritjen personale, kjo do të ndikojë në nivelin e ambicies dhe vetëbesimit të tij.
5.Frika nga dështimi dhe ndryshimi
Shpesh, njerëzit që ngecin në të njëjtin nivel janë të bllokuar nga frika. Frika nga dështimi, nga mospranimi, apo nga pasiguria e të panjohurës i bën ata të mos guxojnë të dalin jashtë zonës së tyre të komfortit.
6.Mungesa e disiplinës dhe planifikimit të ditës
Një ditë e paorganizuar dhe pa rutina të shëndetshme krijon kaos dhe humbje kohe. Personat që nuk përparojnë shpesh nuk kanë zakon të planifikojnë ditën, nuk i vendosin prioritetet dhe nuk ndjekin një sistem të disiplinuar.
Zakonet e përditshme janë një reflektim i drejtimit dhe mentalitetit tonë. Për të ecur përpara në jetë, është e domosdoshme që të identifikojmë dhe të ndryshojmë ato sjellje që na mbajnë të bllokuar. Një ndërgjegjësim i thellë mbi zakonet tona dhe krijimi i qëllimeve konkrete, bashkë me gatishmërinë për të dalë nga zona e rehatshme, janë hapat kryesorë drejt përparimit dhe zhvillimit personal.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.