Këshilla & Arsye

February 22, 2019 | 8:42

Zakonet e thjeshta që ju ndihmojnë të mbusheni me energji

Ndonjëherë, trupat tonë mund të jenë frustues. Energjia fizike është diçka që u mungon shumë njerëzve. Me kalimin e kohës, problemet familjare apo ato profesionale mund të na i vjedhin të gjitha rezervat e energjisë që kemi.

Fatmirësisht, pavarësisht se çfarë ju bën të ndiheni të lodhur, ka shumë gjëra që mund t’i bëni për ta përmirësuar situatën. Më poshtë keni disa zakone të thjeshta që mund t’i përvetësoni për t’u mbushur me energji.

Pini mjaftueshëm ujë

Konsumimi i sasive të rekomanduara ditore të ujit është diçka që vërtet ua rritë energjinë. Por, të bëhemi të sinqertë… a jeni duke e bërë këtë? Problemi është se shumë lehtë mund të harrojmë të pimë ujë. Ne kemi miliona gjëra tjera që duhen mbajtur mend, prandaj si mund ta mbani mend se duhet t’i pini tetë ose më shumë gota ujë çdo ditë? Një prej zgjidhjeve mund të jetë ta blini një shishe të cilën e përdorni ekskluzivisht për ujë dhe e mbani me vete çdo ditë.

Hani fara chia

Në shumë mënyra, kur është fjala për ta mbajtur trupin të balancuar, farat chia janë ushqimi i përsosur. Këto fara kanë sasi të ulëta të karbohidrateve, sasi të balancuara të proteinave, yndyrave të mira dhe fibrave. Ky balancim ideal do të thotë se farat e tilla ju ndihmojnë të mbani të balancuar sheqerin në gjak. Ka shumë mënyra se si mund t’i konsumoni farat chia, por ju mund ta provoni kombinimin ujë-chia dhe kështu e keni më lehtë.

Krijoni një ritual gjumi

Përmirësimi i kualitetit të gjumit është një prej gjërave më të lehta dhe më të mira që mund ta bëni për t’u mbushur energji sepse mbështet sistemin primar që merret me energjinë. Për ta përmirësuar kualitetin e gjumit, ju mund ta adaptoni një zakon të thjeshtë dhe të lehtë që ju ndihmon mendjen dhe trupin të relaksohen pas një dite të gjatë.

Ja disa ide:

  • Provoni meditimin
  • Provoni vizatimin
  • Leximin e librave (rekomandohet zhanri triller, pasi  ju mundëson të ‘zhyteni’ në një botë tjetër)

Filloni të llogaritni sasitë e karbohidrateve që konsumoni

Karbohidratet janë të rëndësishme sepse janë mënyra primare se si e furnizojmë me energji trupin. Kur konsumojnë karbohidrate, trupi i konverton ato në sheqer, e pastaj përdoren për energji. Sidoqoftë, sasitë e shumta të karbohidrateve e nxisin trupin ta ruaj sheqerin e tepërt, i cili eventualisht shndërrohet në yndyrë. Kjo ndikon që të ndihemi më të lodhur se zakonisht. Për ta luftuar këtë, filloni të kujdeseni më shumë sa i përket sasive të karbohidrateve që konsumoni.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top