FB

July 1, 2024 | 7:04

Zakonet që duhet të ndjekim sapo çohemi në mëngjes për ta nisur ditën mbarë

 Ajo çka bëni në mëngjes ndikon shumë në mbarëvajtjen e ditës suaj. Ne ju propozojmë disa alternativa të thjeshta. Ja cilat janë disa prej tyre:

Woman stretching

Fimllimisht rregulloni shtratin tuaj. Ndoshta ju duket diçka e bezdisshme dhe tepër e dëgjuar nga mamaja juaj, por rregullimi i shtratit është një shenjë që ditën e sotme nuk do të jeni dembelë, madje as për gjërat më të vogla. Ky akt do t’ju japë qetësi. Më pak qetësi do të thotë më pak stres dhe më pak stres do të thotë një ditë më e lumtur.

Është shumë e rëndësishme të pini ujë. Në mëngjes sapo çoheni, trupi juaj është i dehidratuar dhe çelësi për të fituar energji është pikërisht konsumimi i ujit. Këshillohet edhe esëll. Kjo është një alternativë e lehtë për të pasur një ditë efikase.

Planifikoni ditën tuaj. Për të mos harruar asgjë nga ato që keni ndërmend të bëni këshillohet që të planifikoni ditën tuaj në formën e një axhende. Do të shikoni që me anë të saj do të orientoheni më lehtë dhe do të kryeni të gjitha porositë, shkruan Shije.

Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar. Meloditë e këngës së preferuar do të ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale. Kjo flet për një ditë shumë premtuese.

Ushtrohuni. Sigurisht, këtu kemi parasysh disa ushtrime të lehta, që mund t’ju nxehin dhe t’ju japin energji, për të përballuar pjesën tjetër të ditës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top