Këshilla & Arsye

March 10, 2020 | 8:08

Zakonet që duhet t’i shmangni për të reduktuar rrezikun e prekjes nga ftohja dhe gripi

Të gjithë jemi të ‘bekuar’ me një sistem imunitar që lufton kundër faktorëve të jashtëm në çdo moment, por sidoqoftë disa viruse ja dalin të futen në organizmin tonë dhe arrijnë të na infektojnë. Gripi dhe ftohja janë shumë të zakonshme gjatë vitit për pjesën më të madhe të njerëzve, por nuk ka pse të jetë kështu.

Ekzistojnë një numër zakonesh të përditshme (për të cilat shumë prej nesh janë fajtorë) të cilat i neglizhojmë çdo ditë pasi nuk e kuptojnë se sa shumë ndikojnë ato në shëndetin tonë. Sipas specialistëve ekzistojnë disa ndryshime të thjeshta që mund të na bëjnë më pak të predispozuar për t’u sëmurur.

Ja disa prej tyre:

  • Mos kafshoni thonjtë
  • Lani duart më mirë dhe më gjatë
  • Pini më shumë ujë
  • Evitoni stresin e tepërt në punë
  • Mos konsumoni shumë sheqer/ëmbëlsira
  • Ndërroni veshjen tuaj pasi shkoni në shtëpi
  • Kujdesuni për cilësinë e sapunit apo solucionit që përdorni për të larë duart
  • Mos konsumoni alkool për të fjetur pasi ndikon në cilësinë e gjumit
  • Mos pastroni në mënyrë konstante dhe ekstreme pasi ka disa mikrobe që janë të domosdoshme për njeriun
  • Kujdes kur hipni në ashensor dhe sipërfaqet që prekni
  • Mos bëni palestër në mënyrë të ekzagjeruar pasi dobësoni sistemin imunitar
  • Kujdes sipërfaqet publike që prekni si mbajtëset e shkallëve apo dorezat e dyerve
  • Mundohuni të ekspozoheni sa më shumë në diell
  • Mos hani mbi tavolinën e punës
  • Përpiquni të bëni një gjumë cilësor
  • Hani shëndetshëm dhe evitoni konsumin e tepërt të ushqimeve të gatshme
  • Evitoni vendet e publike me shumë njerëz si qendrat tregtare në një ditë piku (e Diel apo ditë festash)
  • Përpiquni të pastroni objektet që përdorni shpesh nga mikrobet e fshehura (p.sh. tastierën e kompjuterit)
  • Nëse nuk evitoni dot shtrëngimet e shpeshta të duarve atëherë përpiquni ti lani ato sa më shumë.

 

Burimi / http://www.scan-tv.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top