Ka aktivitete në rutinën tuaj që me siguri nuk mund të imagjinoni që po kontribuojnë të keni lëkurë portokalli (celulit). Shmangini ato me çdo kusht! Ne kemi dëgjuar kaq shumë gjëra rreth celulitit dhe herë pas here injorojmë paralajmërimet si; konsumimi i ushqimeve me shumë kripë, të qëndruarit ulur për shumë kohë dhe mos pirja e shumë uji.
Por, përveç gjithë kësaj që përkeqëson sistemin e qarkullimit të gjakut dhe shkakton akumulimin e yndyrës, ekzistojnë zakone të caktuara, për të cilat nuk flet pothuajse askush dhe që shkaktojnë celulit. Mësoni cilat janë që t’i shmangni…
Banjo me ujë të nxehtë
Janë shumë relaksuese pas një dite të gjatë, por shkaktojnë celulit. Ju sugjerojmë të bëni dush me ujë të ftohtë që të nxisni qarkullimin e gjakut.
Përdorimi i vazhdueshëm i medikamenteve
Hormonet, diuretikët, pilulat dietike, ndër të tjera, na bëjnë që të dehidratohemi dhe të ngadalësohet rrjedhja e gjakut. Toksinat në trup nuk eliminohen në mënyrë efikase dhe grumbullohen në formën e celulitit.
Ekspozimi në diell, për periudha të gjata
Rrezatimi shkatërron fibrat e kolagjenit që i japin elasticitet lëkurës dhe rrit mundësinë e formimit të celulitit.
Të qenit i tensionuar dhe i shqetësuar
Emocionet kanë një ndikim në formimin e mpiksjes së yndyrës sepse zemërimi bën që trupi të lëshojë kortizol. Ky hormon na bën më të prirur për të fituar peshë dhe celulit në këmbë dhe bark. Relaksohuni!
Mos harroni se vetëm zakonet e mira dhe këmbëngulja do t’ju çojnë në arritjen e lëkurës që keni dashur gjithmonë.
Burimi / intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.