Në fokus

September 17, 2018 | 11:20

Instinkti apo arsyeja? Ja kush udhëheq në marrjen e vendimeve…

Vendimet janë të dyfishta, me arsye apo instinkt. Dhe studimi i fundit mbi këtë temë ka arritur në konkluzionin se kur ato merren me instinkt, ne humanët kemi tendencën t’i mbrojmë më tepër, t’i ndjejmë më shumë tonat, ta gjejmë veten plotësisht dhe ta përballojmë më mirë edhe gabimin në rast të dështimit.

Studimi është publikuar në revistën shkencore amerikane ‘Emotion’ dhe shpjegohet se në rastet e një zgjedhjeje me zemër, njeriu ka tendencën të jetë besnik dhe më i vendosur. Madje edhe në politikat e marketingut, ku arsyetimi duhet të jetë shumë i ftohtë dhe vendimi i marrë të jetë në bazë të një analize objektive.

Në rast se ndodh e kundërta, pra zgjedhja që pasqyron personalitetin, njeriu ka motivacion më të lartë për ta përmbushur me sukses.

Pra njeriu përtej historisë së gjatë të evolucionit dhe përmirësimit të aftësive të tij intelektuale e të arsyes, mbetet ende i udhëhequr nga origjina e tij primare, instinkti!

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top