Dëshmi

June 5, 2017 | 9:58

Zbulo nëse je engjëll apo djall, sipas shenjës së horoskopit

Je ëngjëll apo djall? Përgjigjia është në shenjën tënde të horoskopit.

femrat

Dashi- Sipas Astronomisë, Dashi është biri i Marsit. Ndaj të lindurit e kësaj shenje zemërohen lehtësisht për një pasion, për një ide dhe në çast shndërrohen në djaj, edhe pse mund të kenë zemër të madhe.

Demi- Kjo shenjë e Zodiakut përfaqëson Nënën Tokë, por dominohet nga Venusi. Ndaj Demi është një shenjë ëngjëllore, plot sensualitet dhe harmoni.

Binjakët- Edhe kjo shenjë është padyshim një ëngjëll, i udhëhequr nga Mërkuri. Në këtë shenjë bashkëjetojnë forca pozitive dhe negative. Zgjedhja varet nga dashuria.

Gaforrja- Kjo shenjë është e dominuar nga Hëna, e sigurisht personat e kësaj shenje janë ëngjëj, që përcjellin shumë ndjeshmëri dhe ngrohtësi.

Luani Personi i kësaj shenje ndihet si Zot, e mbi këtë nuk pranon diskutime. Nuk ka dyshim mbi faktin se të lindurit në këtë shenjë janë djaj.

Virgjëresha- Një ëngjëll, një person shumë altruist, i përqëndruar në punë dhe veçanërisht ndaj familjes.

Peshorja- Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një ëngjëll. Të lindur në këtë shenjë janë të dominuarit kryesorë nga Venusi, që u dhuron sensin e ekuilibrit. Personat e kësaj shenje përballen me jetën me shumë sharm dhe diplomaci të lindur.

Akrepi- Bëhet fjalë për një shenjë djallëzore, të dominuar nga Marsi. Personi që i përket kësaj shenje të horoskopit nuk humb rast për të sulmuar armikun e parë.

Shigjetari- Kjo shenjë është e udhëhequr nga Jupiteri. Personi që i përket kësaj shenje është një djall. Edhe pse ka ndjenja fisnike brenda vetes, sërish natyra instiktive është ajo që del fitimtare.

Bricjapi- Kjo shenjë e dominuar nga Saturni ecën me llogari në jetë dhe cilësohet si një shenjë imorale, e gatshme për të bërë gjithçka vetëm që të arrijë objektivat. Nuk ka asnjë dyshim që kemi të bëjmë me një djall të vërtetë.

Ujori- Kemi të bëjmë me një ëngjëll të udhëhequr nga Urani. Një shenjë shpirtërore dhe pak me “kokën në re”, por e aftë të përballojë jetën me lehtësi dhe gëzim.

Peshqit- Të lindurit e shënjës së Peshqëve janë ëngjëj. Elementi kryesor i kësaj shenje është uji, origjina dhe vazhdimësia e jetës.

Burimi: Vabbe/femratnews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top