Ekspertët në Angola kanë nxjerrë në sipërfaqë një diamand të rrallë të pastër që dyshohet se është më i madh i zbuluar në 300 vitet e fundit.
Diamanti 170-karat i emërtuar ‘Lulo Rose’ — u zbulua në minierën Lulo në verilindjen e pasur më minerale të Angolas, dhe është mes më të mëdhenjve në këtë ngjyrë i gjetur ndonjëherë.
Zbulimi “historik” i diamantit tip IIa, një nga format më të pastra të gurëve natyralë, u mirëprit nga qeveria vendase e cila është partnere e minierës.
Diamante të tilla kanë thyer përherë rekordet e çmimeve, duke përfshirë dhe atë më të shtrenjtin të shitur ndonjëherë, 59.6-katatëshi Pink Star, që u shit në Hong Kong në vitin 2017 për $71.2 milionë.
Përgatiti K.I / Burimi bbc.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.