Një grup studiuesish i Universitetit Katolik-Poliklinik “Gemelli” në Roma, ka gjetur një molekulë të veçantë, e quajtur NF-kB, e cila është shkaktarja e degjenerimit të diskut vertebral dhe shkaku kryesor i dhimbjes së shpinës.
Nëse NF-kB është hiperaktive në qelizat e diskut vertebral, ajo shkakton një mekanizëm dëmtues që përkeqëson fiziologjinë e shtyllës kurrizore. Sipas studiuesve italianë, ky studim është ende në fazë eksperimentale dhe nëse pacientët që kanë dhimbje të shtyllës kurrizore ndjekin një kurë të caktuar me ilaçe, është e mundur që ndikimi i kësaj molekule të pakësohet dhe në këtë mënyrë mund të ngadalësohet edhe procesi degjenerativ i diskut vertebral.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 167
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.