Studim

March 31, 2018 | 13:30

Zbulohet një klasë e re antibiotikësh

Një klasë e re antibiotikësh mund të kurojë infeksionet e shkaktuara nga Stafilokoku Aureus. Zbulimi në fazë ende pre klinike, është bërë nga Harvard Medical School në Boston dhe është publikuar në revistën shkencore Nature.

Këto lloj infeksionesh janë veçanërisht të rrezikshme pasi përtej ndryshimeve gjenetike, kanë edhe një tjetër lloj strategjie për të mbijetuar. Është në gjendje të japë origjinë qelizave bakteriale që hyjnë në një stad të fjetur, pra metabolikisht inaktive dhe më pas transferohen në qeliza të rezistueshme që rriten ngadalë.

Duke qenë se shumica e antibiotikëve të sotëm janë zbuluar nëpërmjet eksperimenteve që kanë testuar aftësinë për të ndalur rritjen bakteriale, shpesh janë treguar inefikasë kundër këtyre qelizave rezistente.

Aktualisht për kurimin e këtyre lloj infeksionesh kronike mjekësia ndërhyn kirurgjikisht për të eliminuar vatrat e infeksionit. Sipas mjekëve, kjo klasë e re antibiotikësh do të bëjë shumë të vështirë zhvillimin e kolonive bakteriale dhe rezistencës ndaj medikamenteve.

Burimi / http://www.panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top