Zbulimi i fundit i disa hulumtuesve që punojnë në Polin e Jugut do të hedhë poshtë çdo teori për ruajtjen e ushqimit. Ato kanë gjetur një tortë frutash, që edhe pse 106-vjeçare është në gjendje të shkëlqyer, aq shumë sa ia ndjen ende aromën …
Ajo ishte ruajtur në një kasolle të largët në Antarktidë e mbështjellë me kallaj dhe e vendosur në një kuti metalike.
Torta mendohet të ketë qenë një nga ushqimet e preferuara të eksploruesit anglez Robert Falcon Scott në vitin 1911.
Torta ishte një ushqim ideal për të ruajtur energjinë e trupit ndaj motit ekstremisht të ftohtë.
Ndërtesat e para të Antarktidës ishin kasollet, të cilat u përdorën nga ekspedita norvegjeze e Carsten Borchgrevink në vitin 1899.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.