Zemra ka një rol thelbësor për t’u dobësuar dhe në aftësinë e organizmit për të djegur yndyrnat. Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga Universiteti Politeknik i Marche (Itali).
E gjitha kjo është e mundur jo vetëm falë faktit se zemra duke rrahur më shpejt gjatë ushtrimit fizik mund të shkaktojë procese metabolike që ju dobësojnë, por edhe sepse (dhe kjo është risia) në mungesë të lëvizjes muskuli kardiak prodhon dy hormone që kanë një efekt të mirëfilltë anti-yndyrë.
Në fakt, zemra është e aftë, nëpërmjet peptideve natriuretike kardiake, të prodhuara dhe të sekretuara si në nivelin atrial ashtu edhe në atë të ventrikulit, për të stimuluar lipozën (një proces metabolik që përfshin çlirimin e acideve yndyrore) dhe prodhimin e nxehtësisë në qelizat e indeve dhjamore
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.