Familja e Christiano Ronaldos po zgjerohet sërish. Partnerja e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë për herë të dytë dhe këtë herë me binjakë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë futbollisti portugez me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
“Jemi shumë të lumtur t’ju lajmërojmë që po presim binjakë. Zemrat tona janë të mbushura plot me dashuri, mezi po presim t’i njohim”-shkruan Ronaldo krahas postimit të një fotoje së bashku me Georginen dhe eko-t e bebeve.
Kujtojmë që futbollisti i njohur ka katër fëmijë, Cr Junior, binjakët Eva dhe Mateo dhe një vajzë me partneren e tij Georgina, Alana.
Burimi / BW
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.