FB

July 5, 2025 | 16:30

Zgjebja një telash në verë: Si të mbrohemi dhe trajtimet më të para

Vera është stina e diellit, detit dhe pushimeve, por fatkeqësisht, edhe e disa shqetësimeve që lidhen me shëndetin e lëkurës. Një ndër to është zgjebja, një sëmundje ngjitëse dhe mjaft e bezdisshme që shkakton kruarje të forta dhe skuqje të lëkurës. Pavarësisht se nuk është kërcënuese për jetën, zgjebja kërkon vëmendje dhe trajtim të menjëhershëm për të shmangur përhapjen tek të tjerët.

zgjebeok

Çfarë është zgjebja?

Zgjebja është një infeksion i lëkurës i shkaktuar nga një parazit mikroskopik, që quhet Sarcoptes scabiei. Ky parazit futet nën lëkurë dhe formon tunele ku vezët zhvillohen. Trupi reagon ndaj pranisë së tyre me një reaksion alergjik, që shkakton kruarje të forta, sidomos gjatë natës.

 

Pse përhapet më shumë në verë?

Megjithëse zgjebja mund të shfaqet në çdo stinë, vera është veçanërisht e favorshme për përhapjen e saj për disa arsye:

Rritja e kontaktit fizik, sidomos në ambiente si plazhi, pishinat ose kampingjet.

Temperaturat e larta, që stimulojnë djersitjen dhe mund të favorizojnë zhvillimin e parazitit.

Përdorimi i përbashkët i peshqirëve, shtretërve apo rrobave në hotele apo vendpushime.

 

Si përhapet zgjebja?

Zgjebja përhapet kryesisht:

Nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë të lëkurës me një person të infektuar, veçanërisht gjatë përqafimeve ose bashkëjetesës në të njëjtin ambient.

Përmes objekteve të ndara, si çarçafët, rrobat, dyshekët apo peshqirët.

Mund të përhapet edhe në mënyrë të heshtur, pasi simptomat shfaqen 2-6 javë pas infektimit.

 

Cilat janë simptomat më të zakonshme?

Kruarje intensive, veçanërisht gjatë natës

Skuqje, puçrra ose flluska të vogla në pjesë të caktuara të trupit

Shenja të gërvishtjes dhe plagë nga kruarja e tepërt

Zakonisht prek: zonën ndërmjet gishtave, kyçet, bërrylat, belin, organet gjenitale dhe pjesën poshtë gjoksit tek gratë.

 

Si ta parandalojmë zgjeben gjatë verës?

Mbani higjienë personale të rregullt, larja e trupit me ujë dhe sapun, veçanërisht pas djersitjes.

Shmangni përdorimin e përbashkët të sendeve personale, peshqirë, rroba banje, çarçafë, jastëkë.

Mos flini në shtretër të dyshimtë ose të papastruar, sidomos në ambiente me qarkullim të lartë njerëzish.

Pastroni dhe ajrosni rrobat dhe çarçafët në temperatura të larta.

Evito kontaktin e ngushtë me persona që shfaqin simptoma të dyshimta si kruarje apo skuqje të lëkurës.

 

Trajtimet më të para dhe efikase

Trajtimi i zgjebes është i nevojshëm për të gjithë personat që janë në kontakt të afërt me të infektuarin, edhe nëse nuk kanë simptoma.

1.Trajtimi farmaceutik (mjekësor)

Permetrina 5%: Kremi më i zakonshëm, aplikohet në të gjithë trupin (nga qafa e poshtë) dhe lihet për 8-14 orë para se të lahet.

Benzoat benzili: Një alternativë e përdorur gjerësisht, sidomos në vendet me burime më të kufizuara.

Tableta ivermektine (me recetë mjekësore): Përdoren për raste më të avancuara ose kur trajtimi lokal nuk jep efekt.

Antihistaminikë ose kremra qetësues për të reduktuar kruarjen.

Kujdes: Trajtimi duhet përsëritur pas një jave për të eliminuar parazitët që mund të kenë mbetur.

 

2.Trajtimi shtëpiak dhe pastrimi i ambientit

Lani çdo rrobë, çarçaf dhe batanije me ujë të nxehtë (mbi 60°C).

Vendosni në qese plastike të mbyllura për 72 orë ato që nuk mund të lahen.

Pastroni dyshekët, divanet dhe tapetet me fshesë me korent dhe spërkatës antibakterial.

 

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

Nëse simptomat nuk zhduken pas 1-2 trajtimesh.

Nëse kruarja është shumë e fortë dhe shoqërohet me plagë ose infeksione dytësore.

Nëse jeni shtatzënë, në laktacion, ose keni fëmijë të vegjël – sepse disa trajtime nuk janë të përshtatshme për këto kategori.

 

Mos e nënvlerësoni zgjeben

Zgjebja nuk është thjesht një bezdi, është një infeksion ngjitës që kërkon ndërhyrje të shpejtë dhe të kujdesshme. Me higjienë të mirë, vëmendje në kontaktet e përditshme dhe trajtim të duhur, mund të shmanget përhapja dhe të lehtësohet shërimi. Në verë, kujdesi duhet të jetë edhe më i madh për shkak të frekuentimit të plazheve, pishinave dhe qëndrimit në ambiente të përbashkëta.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top