Gati të gjithë prindërit tanë kanë pasur një fëmijëri të keqe. Kjo ndikoi në vuajtjen e tyre, të cilat u bartën me vete edhe kur u rritën. Duke gjeneruar tek ne, fëmijët e tyre, karakteristikat fizike (sytë, hundën, lartësinë) por edhe vuajtjet e tyre. Në njëfarë mënyre, na kaluan në trup dhimbjen që ishte brenda tyre dhe ne e mirëpritëm dhe e morëm atë nga dashuria. Që do të thotë, energjikisht jemi të angazhuar pa e ditur me vetëdije, të durojmë dhe mbështesim vuajtje të caktuara të prindërve tanë.
Që do të thotë se, ato vuajtje janë bërë edhe tonat, janë bërë të zakonshme për ne dhe për ata, dhe për këtë arsye si edhe për të tyren, edhe ne mbajmë të njëjtin trup dhimbjeje.
Ky zotim që kemi bërë (pa e ditur atë) ka bërë që të mos jemi në gjendje të jemi të lumtur, të përmbushur, të talentuar, autentikë pikërisht sepse jemi bartës të asaj pakënaqësie se kush e di se cilit brez i përket.
Është një pakt besnikërie i pabesueshëm, që të gjithë bëjmë me prindërit tanë kur jemi të vegjël. Ne i duam shumë për t’i lënë vetëm të vuajnë. Ne duam t’i shpëtojmë ata, duam t’i bëjmë të lumtur dhe kështu edhe ne bëhemi të vuajtur, të ngarkuar nga ngarkesat e tyre.
Por thirrja e energjisë së jetës është e fortë dhe bie në kontrast me këtë detyrë të ndarjes së dhimbjes së prindërve tanë. Ky konflikt krijon një stres të fortë brenda nesh: ndjehemi thellësisht fajtorë, mosmirënjohës dhe të këqij nëse braktisim këtë trup dhimbjeje që bllokon gjithashtu jetën tonë, si dhe të tyren, por në të njëjtën kohë forcat tona jetësore që na shtyjnë në jetën reale.
Duhet të kuptojmë se nuk është duke sakrifikuar veten që i shpëtojmë prindërit tanë, por e kundërta. Shkëmbimi i pakënaqësisë së tyre vjen me realizimin tonë, jo me mohimin tonë.
Lumturia, qetësia, harmonia jonë energjetike do t’i arrijë ata dhe për këtë arsye edhe ata do të përfitojnë prej saj (qoftë i gjallë apo i vdekur sepse është një ligjërim thjesht energjik).
Pra, nëse si fëmijë kemi bërë një zgjedhje dashurie në favor të prindërve tanë, por në dëmin tonë, si të rritur duhet të bëjmë një zgjedhje dashurie që shpengon energjikisht si ne ashtu edhe ata, që është zgjedhja për të jetuar me të vërtetë ata që jemi, duke shkuar përtej dhimbjes, përtej kushtëzimit prindëror, të cilat në të vërtetë janë si prova e zjarrit për të na bërë të rritemi.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo Lucia Goldoni
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.