Pavarësisht nëse është një mbrëmje e veçantë apo përditshmëri në zyrë, të gjithë duam të dukemi në një mënyrë të caktuar. Ndonjëherë është shoqëria apo situata që e kërkon, ndonjëherë jemi ne që do të donim diçka më shumë nga look-u ynë. Mjafton të flasësh me një mik dhe përgjigja do të jetë gjithmonë e njëjta, “vish një palë taka dhe zgjidh gjysmën e problemit”.
Megjithatë, disa prej nesh ndjejnë një neveri të vërtetë ndaj çdo gjëje që ka më shumë se 2 cm thembër. Në të vërtetë, do të gënjejmë veten nëse do të thonim se takat janë komode për t’u veshur çdo ditë dhe ndoshta për shumë orë.
Megjithatë, ka edhe persona që nuk mund të bënin pa to. Në vend që të pyesim veten se cili është sekreti i tyre misterioz, ne mund të gjejmë zgjidhje alternative për t’u dukur elegante dhe në modë, por pa taka.
Nëse problemi që na prek nuk është shumë mënyra se si të kombinojmë këpucët që veshim, por lartësia, mund t’i drejtohemi disa trukeve. Në fakt mund të dukemi të gjatë dhe të hollë edhe pa taka, vetëm duke treguar pak kujdes në zgjedhjen e aksesorëve dhe veshjeve të përshtatshme. Po kështu, ne mund të shmangim disa gabime që do të na bënin të dukemi më të shkurtër.
Me pak fjalë, duket mjaft e qartë se në ditët e sotme pothuajse çdo gjë ka zgjidhje. Nëse duam të jemi vërtet të guximshëm, duke veshur herë pas here një palë taka të bukura, mund të bëjmë një akt guximi dhe të provojmë. Sidomos kur kemi parasysh se ekziston një truk fantastik i përdorur nga shumë modele për të shmangur vuajtjen e dhimbjeve të forta në këmbë.
Si mund të shmangim shkuarjen në zyrë apo në një darkë me atlete të zakonshme apo çizme të papërshtatshme?
Zgjedhja mund të bjerë menjëherë në një nga këto dy lloje këpucësh: mokasina dhe këpucët me lidhëse. Në treg gjenden të gjitha llojet, me çdo lloj tabani (këtë vit është shumë i pëlqyer stili “cargo”) dhe në çdo material. Këto lloj këpucësh mund t’i kombinojmë si me xhinse ashtu edhe me pantallona mjaft elegante.
Edhe modeli i flokëve mund të luajë një rol. Me siguri një kapje jo shumë e rregullt mund të japë atë prekje shtesë që do të na bëjë të dukemi elegant. Mund të zbukurojmë gjithçka me një kapëse me gurë ose me një palë vathë të ndritshëm. Një pallto e bukur me linja të thjeshta do të kompletojë gjithçka duke na bërë të patëmetë pa ekzagjerim por mbi të gjitha pa vuajtje.
Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.