Korridori nuk duhet të kuptohet vetëm si pjesë e shtëpisë që shërben për të lidhur dhomat ose për të ndarë zonat e ndryshme të banesës, në fakt është një hapësirë arkitekturore dhe duhet të trajtohet si e tillë. Shpesh është edhe vendi i parë që të ftuarit e shohin kur hyjnë në shtëpi, kështu që ajo duhet të jetë e mobiluar dhe zbukuruar si të gjitha dhomat e tjera, ndoshta edhe me më shumë kujdes.
Nëse korridor është mirë të vendosni pajisje të dobishme të tilla si varëse rrobash, mbajtëse ombrelle, si dhe nëse ka hapësirë të mjaftueshme, edhe një shportë për të vendosur objekte, të cilat janë të domosdoshme për t’u marrë me vete në momentin që dalim nga shtëpia dhe për t’i lënë aty kur hyjmë.
Korridori nuk duhet të jetë i mërzitshëm dhe shumë i njëtrajtshëm, duhet të japë menjëherë një ide për personalitetin e atyre që jetojnë atje, madje mund të tregojë historinë, për shembull nëse vendosni të krijoni një galeri muri me fotografi të familjes ose udhëtimeve të tyre.
Në rast se korridori është i ngushtë është më mirë të zgjedhësh të paktën një pasqyrë. Zakonisht vendi më i mirë është vetëm në hyrje, kështu që mund të shihesh para se të largohesh nga shtëpia për të kontrolluar se çdo gjë është në rregull, por gjithashtu përgjatë korridorit, midis një dhome apo një tjetre, madje edhe më mirë, përpara një dritareje , një pasqyrë do të shërbejë për të shfaqur korridorin dhe shtëpia duket më e gjerë dhe e ajrosur.
Nga ana tjetër, nëse korridori është mjaft i gjerë, ju mund ta bëni atë një hapësirë të dobishme për të vendosur rafte librash, mbajtëse këpucësh, dollapë në të cilat do të ruani rrobat dhe sendet. Gjithashtu mund të animosh hapësirën me një skulpturë të bukur që jep karakter dhe prestigj në shtëpi, ose ata që e duan të gjelbër mund të zgjedhin një “kornizë me perime”, të cilat ju lejojnë të krijoni një kopsht vertikal në shtëpi dhe të sillni pak nga natyra edhe në apartament.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://artigianare.tgcom24.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.