FB

November 1, 2021 | 8:21

Zgjimi i një gruaje papritur mund të jetë shumë i rrezikshëm

Nuk është se afrohesh, përshëndet, buzëqesh dhe fundi i lojës. Jo. Nuk funksionon kështu. Ka hapa që duhen ndjekur me kujdes për t’i sjellë asaj urimin e parë të ditës. Më e rëndësishmja. Më e bukura. Dëgjoje!

0

Fillimisht hyni në dhomë. Do ta vini re në vetëm tri minuta që keni qenë në tualet, se do të të ketë marrë të gjithë dyshekun. Dorëhiqu! Nuk mund të bësh asgjë.

Një grua është e aftë të bëhet e vogël dhe të flejë në pëllëmbën e dorës

ose të marrë në zotërim të gjithë hapësirën në dispozicion. Një grua është në gjendje të përshtatet me format e botës. Si rrjedha e butë e ujit. Elegancë e plotë e thjeshtësisë. E plotë dhe pa e tejmbushur asnjëherë, ruan një lëvizje të vazhdueshme. Hipnotike dhe e rrumbullakët. E dendur. Një gjysmëlloji vallësimi. Aty.

Një grua vallëzon edhe kur duket se ka ndaluar. Si rrjedha e butë e ujit. Uji që këndon. Por po dalim jashtë teme.

I themi mirëmëngjes. Çdo njeri që respekton veten duhet të jetë në gjendje të tregojë midis trofeve të tij titullin: kampion bote i përqafimit nga pas. Deri tani, më e vështira për t’u mësuar. Në rast se nuk e ke arritur ende, do të përpiqem t’ju drejtoj hap pas hapi. Do të duhet të jesh shumë i kujdesshëm në dozimin e forcës së duhur. Mos harro se je gati të përqafosh një trup që ëndërron.

Kujdes! Është gjithmonë çështje ekuilibri. As shumë i butë dhe as shumë i fortë. E drejtë.

U krye? Në rregull.

Në këtë pikë ka dy mënyra. Ajo do të ketë shmangur lëshimin e vajtimeve, tingujve, mallkimeve të çuditshme, të krishtërve dhe të Marive. Lëreni të gjitha!

Mos u mundoni të rikuperoheni për hir të Zotit, hiqni dorë nga gjithçka. Çohuni!

Vazhdoni ngadalë drejt derës. Mbylleni butësisht. Do të provojmë përsëri nesër. Përndryshe do të përshtatet më mirë në krahët tuaj me lëvizje të shkurtra, por të sakta, lëkundëse.

Shoqëruar me rënkime të vogla të pariprodhueshme, që vetëm një grua

e lumtur dhe e fjetur është e aftë të intonojë. Pothuajse ia dolët. Qëndroni me të për pak kohë. Le të jetë një minutë. Një orë. Mos e humb frymën e saj për asgjë në botë! Zgjimin e lëkurës së saj. Premtojini se dita do të jetë e sjellshme me të. Vendoseni në kafe. Kur shkon për në tualet, puthe!

Dhe mbani mend se sa jashtëzakonisht e thjeshtë mund të jetë ndonjëherë lumturia.

 

*Andrew Faber, pseudonimi i Andrea Zorretta, shkrimtar dhe poet italian

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Blogu i autorit

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top