Nëpërmjet bisedës tuaj kuptova mëse drejt se ju jeni mjaft i zhgënjyer, por gjithsesi së bashku duke u mirëkuptuar do ta zvenojmë këtë ndjesi mjaft përjetuese.
Atëherë ç’është zhgënjimi?
Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti
Zhgënjimi ka të bëjë me, rastet apo ndodhitë kur njeriu mbetet realisht duke provuar shijen e hidhur të asaj që mendonte se, ishte e mirë e rregullt e drejtë, e vërtetë dhe i del e kundërta e asj që priste.
Studiuesit theksojnë se: Zhgënjimi në përgjithësi lind kur individi ndesh në pengesa dhe ato nuk e lejojnë të kënaqë nevojat, të cilat lindin tek ai.
Por Zhgënjimi mund të lindë dhe nga brenda personit, si nga kushtet personale dhe ato për paaftësitë e tij.
Si shfaqet dhe përjetohet Zhgënjimi?
Njeriu pret suksesin, rezultatin e mirë, vlerësimin dhe pastaj ballafaqohet me: Të keqen, parregullsinë, padrejtësinë, gënjeshtrën, pra kjo ndodh sa herë që njeriu përjeton në vetvete efektin e të kundrejt të asaj që priste.
Sikurse pengesat që shfaqen sa mendore dhe fizike të cilat dalin gjatë rrugës për arritjen e qëllimeve. Si p.sh., sa herë përjeton mungesën e një shpërblimi të përshtatshëm, kur ka bërë përpjekje të mëdha dhe ka rezultate. Sa herë është i kërcënuar të marrë ndëshkim për sjellje të caktuara ose mund të mbetet i zhgënjyer nga prania e problemeve që nuk gjejnë zgjedhje e të tjera.
Këshilla psikologjike, për një njeri të zhgënjyer mund të realizohen nëpërmjet:
- Vullnetit dhe guximit, për ta kuptuar dhe për të kapërcyer pengesat nga vetë personi.
- Krijimit të besimit te vetja, (zhgënjimi është një mësim për të mos gabuar më), sigurisht gjatë marrëdhënieve me të tjerët, për të mos besuar verbërisht.
- Duke vrojtuar, zbuluar qëllimin dhe motivimin e atij (atyre), me të cilin (të cilët) punon dhe jeton, për të mos u zhgënjyer, pra pasja e mendjes dhe thirrjes së kujtesës, për përvojat zhgënjyese, që i zhgënjyeri të mos vuajë dhe stresohet në të ardhmen.
- Duke biseduar me personat që mund të jenë kolegë, eprorë, apo vartës, të cilët me sjelljet e tyre e kanë zgënyer dhe të shohë me ta mundësinë e realizimit të premtimeve të mundshme.
- Të bindë njerëzit që e kanë zhgënjyer se ka mundësi që të justifikojë me angazhim e korrektësi atë çka i kanë premtuar dhe se do të jetë shumë i vëmendshëm për të merituar dhe çuar edhe më tej arritjet dhe angazhimin në punë.
Unë ju këshilloj se me bashkëbisedim dhe sjellje korrekte si dhe të sinqertë mund të gjendet gjuha e përbashkët që si ai që premton dhe ai që pret të marrë dhe shijojë premtimin e bërë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.