Sipas një studimi të “University College of London”, zhvillimi i trurit është në evoluim të vazhdueshëm, në një proces pjekurie që nuk zgjat vetëm në vitet e para të jetës, siç është menduar deri tani, por vazhdon mesatarisht në dy të tretat e jetës së një njeriu.
Studiuesit kanë punuar me disa vullnetarë, duke i nënshtruar ndaj disa rezonancave magnetike, në intervale të ndryshme kohore. Vëmendje të veçantë studiuesit i kushtuan kores prefrontale, e cila ndikon, ndër të tjera, edhe procese të tjera vendimmarrëse dhe dimensionin social. Kjo është një zonë e rëndësishme, sepse është ajo që na bën njerëzorë.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 156
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.