Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Sipas Bowlby, lidhja e foshnjës me një person të qëndrueshëm është thelbësore për zhvillimin e tij të ardhshëm psikologjik, zakonisht ky person është nëna. Sidoqoftë ai mund të zhvillojë lidhje të shumta si me babanë, gjyshërit dhe persona të tjerë.
Lidhja zhvillohet gradualisht gjatë vitit të parë të jetës së foshnjës, ndikohet nga kushtet e mjedisit, reagimi i nënës (ose personit që ka marrë kujdesin primar të foshnjës) dhe përcaktohet nga dëshira e foshnjës për të qenë me personin që preferon Kjo marrëdhënie themelore që zhvillohet i ofron foshnjës siguri dhe zvogëlon stresin, të qarat dhe shqetësimet.
Sipas Bowlby, foshnja kalon nëpër 4 faza nga mosha 0 deri në moshën e rritur:
– Faza e parë (0 deri në 8 javë) foshnja është e orientuar dhe ndjek me sy zërin e nënës.
– Faza e dytë (java e 8-të – muaji i 6-të) formimi i lidhjeve, foshnja ngjitet tek një ose më shumë njerëz në mjedis. Ndarja në këtë fazë nuk është problem për sa kohë që plotësohen nevojat e tij. Ai do të jetë i kujdesshëm kur të përballet me të huaj.
Faza e tretë (muaji i 6-të deri në muajin 18-24) foshnja qan dhe shfaq në mënyra të ndryshme shqetësimin e tij kur largohet nga nëna e tij ose një person tjetër të cilit i është bashkuar. Kur të rilidhet, ai ngjitet me nënën ose personin që është larguar në mënyrë që të ndihet i sigurt.
-Faza e katërt e marrëdhënieve të ndërsjella (18-24 muaj – deri në moshën e rritur) ndërsa fëmija rritet ai zhvillon gradualisht aftësinë për të qenë në gjendje të qëndrojë larg nënës pa përjashtuar shfaqjen e shqetësimit.
Sipas Bowlby, ndjenja e shqetësimit të foshnjës kur largohet nga nëna përjetohet si ankth. Çdo stimul shtesë që e frikëson dhe e shqetëson mobilizon shenja të tilla si të qarat. Nëna me kujdesin dhe rehatinë e foshnjës mund të lehtësojë simptomat negative dhe të përmirësojë sjelljen e lidhjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.