Periudha më e mirë që fëmija të njohë zjarrin është 1 vjeç e gjysmë deri në 2 vjeç. Kjo njohje duhet të ndodhë pasi fëmija të ketë filluar ecjen, sepse në këtë mënyrë edhe mund të vetmbrohet.
Të rriturit duhet të shfrytëzojnë cilësinë e veçantë të fëmijës, që nëse fëmija e arrin të njohë diçka, ajo nuk do të përbëjë më kureshjte për të, sepse ai nuk ka kohë për t’iu rikthyer gjërave, pasi ka shumë të tjera për të eksploruar.
Fëmija nga periudha 0-5 vjeç përfiton 60% të të gjithë informacionit të jetës. Kjo veçanti i jep mundësi të rriturit që t’ia mësojë vetë gjërat, me të mirat dhe rreziqet dhe është mëse e sigurt, se fëmija është shumë i vëmendshëm ndaj asaj, që thotë i rrituri. Mjafton që t’ia mësosh të gjitha cilësitë e një dukurie dhe fëmija do të jetë i aftë për të mbrojtur veten e tij, sepse është ai, që e do më shumë atë. Fëmijës i duhen krijuar kushte që të jetë aktiv në njohje dhe t’i provojë ato.
Si bëhet kjo?
Merrni një fije shkrepëse dhe ndizeni; më pas tregojini se ajo është dritë dhe se ndriçon; më pas afroni gishtin tuaj dhe të fëmijës tek shkrepësja në një distancë që të ndjehet ngrohtësia duke ia atrikuluar sensacionet; më pas tregojni fëmijës se po ta afrojnë shkrepësen në një dsitancë më të afërt, ajo do ta djegë; të gjithë veprimet duhet të artikulohen edhe me fjalë. Këtë veprim mund ta përsërisni disa herë dhe do të shihni se ai nuk do të përbëjë më kuriozitet për fëmijën. Kjo është mbrojtja më e mirë, që ju mund t’i bëni atij.
Padyshim, fëmija duhet ta zbulojë mjedisin në prani të të rriturit, i cili duhet t’ia emërtojë dhe shpjegojë çdo dukuri të re, duke shmangur ngarkesën e tij emocionale. Gjatë këtij procesi, zbulimi duhet të përbëjë një suprizë për fëmijën në mënyrë, që ai të mundw të ndërtojë vetë ndjesitë e tij. Për shembull, të nesërmen e ditës kur ai ka provuar djegien dhe i tregon të rriturit gishtin e djegur nuk mjafton vetëm t’ia puthim atë, por duhet shoqëruar me fjalë si: “e di, që të djeg, sepse një ditë më parë ti e dogje gishtin, por ti e do shumë veten dhe nuk do të lejosh, që të ndodhë përsëri, sepse ti tashmë e di nga se shkaktohet djegia.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.