Këshilla & Arsye

September 17, 2016 | 6:52

1 në 3 njerëz ka personalitet ZILIQAR

Një studim i ri mbi sjelljen ka zbuluar se lloji më i zakonshëm i personalitetit tek njerëzit është “zilia” – kur dikush dëshiron të duket/ të jetë më mirë se kolegët e tij, pavarësisht nga rezultati.

Studiuesit monitoruan reagimet  e pjesëmarrësve kur përballen me një dilemë.

Hulumtuesit atëherë ishin në gjendje të klasifikojnë shumicën e njerëzve (90%) në katër lloje themelore të personalitetit: optimistë, pesimistë, besues dhe ziliqar.

Optimistët, pesimistët dhe besuesit përbëjnë 20% të mostrës së popullsisë, ndërsa njerëzit ziliqarë përbëjnë 30%. Pjesa e mbetur prej 10% e njerëzve nuk ishin në gjendje të përcaktoheshin.

Optimistët besojnë se ata dhe partneri i tyre do të bëjë zgjedhjen më të mirë për të dy, pesimistët zgjidhnin opsionin të cilin ata e shihnin si më të vogël nga dy të këqija, dhe grupi i besuar linin bashkëpunëtorin dhe nuk e vrisnin mendjen nëse fitonin apo humbnin.

Të 541 vullnetarët që u bënë pjesë e studimit u njohën me dilema të ndryshme sociale, me opsionet që çojnë në bashkëpunim ose konflikt me të tjerët.

Pas eksperimentit, studiuesit zhvilluan një algoritëm kompjuterik, i cili ishte në gjendje të klasifikonte rezultatet në këto katër lloje të personalitetit.

Këto lloje të studimeve janë të rëndësishme sepse ato përmirësojnë teoritë ekzistuese në sjelljen e njeriut duke i dhënë atyre një bazë eksperimentale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top