Lifestyle

September 17, 2016 | 7:20

Zgjidhje për kujdesin e fytyrës me probleme

Nëse je një person i prekur nga aknet, njollat apo skuqja e tepërt e fytyrës, ju kemi përgatitur një guidë, e cila do t’ju udhëheqë ritualin e përkujdesjes drejt kurimit të këtyre problemeve.

Fytyra me tendenca aknesh

Aknet mund të jenë mjaft “kokëforta” dhe nuk shpëtohet lehtë prej tyre. Nëse nuk është e avancuar, por fytyra ka veçse një tendencë drejt aknes ose vuan nga një formë e lehtë e saj, mund ta trajtosh lëkurën nëpërmjet një regjimi dermo-kozmetik, bazuar në formula specifike. Nëse ajo përkeqësohet dhe nuk jep asnjë shenjë përmirësimi, atëherë duhet ndërmarrë një vizitë te dermatologu, i cili do të japë trajtimin e përshtatshëm për të siguruar shërimin e duhur. Gjatë moshës së pjekurisë, shkaku i shfaqjes së akneve është i ndryshëm nga ai specifik i adoleshencës. Mund të jenë faktorët e jashtëm si: niveli i stresit, prishja e balancës hormonale ose stili i jetesës. Duke u kthyer tek tendenca e shfaqjes së akneve, në treg janë të pakta kompanitë farmaceutike, të cilat kanë vërtetuar në kohë vlefshmërinë e tyre, duke propozuar formula të suksesshme, dhe një prej “sulmuesve” më të fortë të kësaj është Vichy. Laboratorët e tyre kanë realizuar një studim, me qëllim që të demonstrojnë se çrregullimet në fytyrë kanë një ndikim negativ mbi gjendjen emocionale të gruas, duke e bërë të humbasë vetëbesimin, karakteristikë e padëshirueshme për femrën e vitit 2014. Sipas këtij studimi, realizuar mbi një kampion femrash me lëkura të ndryshme, midis moshës 19 dhe 40 vjeçe, Vichy propozon një program në tre hapa, i cili stimulon përkujdesjen ditore: Normaderm Kiss – për një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme. Hapat janë këto: pastrimi (hapi i parë), ndjekur nga hidratimi e trajtimi (hapi i dytë) dhe në fund, njëtrajtshmëria nëpërmjet një grimi me efekt korrigjues (hapi i tretë).

Për mirëmbajtjen dhe përkujdesjen ditore, mund të përdorni edhe formula alternative me përbërje bio. Si shembull mund të zgjidhni tonikun pastrues Tonic Clarifying nga Susanne Kaufmann, i cili mund të jetë aleati juaj i përditshëm për të pasur një fytyrë më të pastër, pa yndyrë të tepërt dhe pa pastërti, për të eliminuar një mjedis të përshtatshëm për aknet. Falë kompleksit të bimëve të përdorura, përbërë kryesisht nga një bimë, e cila gjendet në Alpe, Peucedanum ostruthium, qetëson fytyrën dhe ka rol antibakterial. Nuk ka alkol, konservantë, ngjyrues artificialë dhe duhet mbajtur larg dritës e nxehtësisë, për shkak se përbërësit natyralë mund të humbasin vetitë e tyre. Më pas, një maskë e përdorur në fillim dhe në fund të javës do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Ju propozojmë: ClearCalm 3 Clarity Restoring Mask nga Ren, me përbërës bio, i cili pastron lëkurën në thellësi dhe qetëson fytyrën. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.

2

Fytyra me njolla

Njollat janë po aq të mërzitshme sa aknet, duke na bërë shpeshherë të pafuqishme përballë problemit që ngre ende pikëpyetjet sa i përket metodës më efikase për ta kuruar. Për këtë arsye, për rezultatet jo aq bindëse që ka dhënë përdorimi i disa produkteve, interneti na ofron opinione nga më kontradiktoret. Me ndalimin e produkteve me bazë hidrokinonë, një nga përbërësit më të përdorur për zbardhjen, nga FDA (Food and Drug Administration), shumë produkte kanë qenë të detyruara të ndryshojnë formulë. Hidrokinona është e ndaluar në BE, sepse është zbuluar se ka potencial kancerogjen. Sekreti për ta kuruar një fytyrë me njolla kërkon durim, sepse njollat mund të kurohen, por jo në një kohë të shkurtër. Përbërësit aktualë që përdoren në kozmetikë kundër hiperpigmentimit dëshmojnë se janë efikasë, por e rëndësishmja është të rrish sa më larg diellit. Serumet janë më të rekomanduara, sepse përbërësit e tyre janë më të përqendruar. Për shembull, serumi korrektues Even Better Clinical Dark Spot Corrector nga Clinique lavdërohet në të gjithë botën për rezultatet e tij dhe premton një përmirësim sa i takon pastrimit të njollave deri në 58% në 12 javë. Por, siç thamë më lart, kërkon durim. Serumi prezantohet si një xhel kremoz, i cili përpihet lehtë nga lëkura. Duhet aplikuar mbi lëkurë të pastër. Duke qenë se është një produkt, i cili trajton një problem, duhet përdorur përpara çdo lloj produkti tjetër kozmetik (krem hidratues apo SPF).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top