Dëshmi

July 9, 2018 | 11:47

10 ARSYE për të zgjedhur BRITISH SCHOOL OF TIRANA

PAS SUKSESIT TË CIKLIT PARASHKOLLOR, KU “BRITISH SCHOOL OF TIRANA” SOLLI NË SHQIPËRI METODËN BRITANIKE TË EDUKIMIT TË HERSHËM, TASHMË, DUKE FILLUAR NGA VITI AKADEMIK 2018-2019, DO TË PLOTËSOJË EDHE MË TEJ NEVOJËN PËR ARSIMIM CILËSOR DUKE PREZANTUAR SHKOLLËN E SAJ FILLORE.

copy-2-of-british

Shkolla është e vendosur brenda Rezidencës “Kodra e Diellit 2”, një nga zonat më të mira të Tiranës, me ajër të pastër dhe infrastrukturë të përsosur. Godina e shkollës ofron hapësira rekreative të jashtme me gjelbërim dhe sipërfaqe ujore, hapësira mbështetëse të brendshme, si dhe hapësira akademike aspak tradicionale, ku laboratorët, ose “Resource Centers”, janë të integruara në çdo klasë për të lehtësuar përdorim maksimal të praktikës në mësimnxënie.

Aktiviteti sportiv përbën një pjesë shumë të rëndësishme të funksionimit të British School of Tirana. Përveç sporteve individuale dhe në grup, në British School of Tirana të gjithë nxënësit mësojnë notin si pjesë e programit shkollor “PE – Edukimi Fizik” që zhvillohet në pishinën dimërore. E gjithë veprimtaria mësimore dhe ndërkurrikulare drejtohet nga znj.Deborah Jackson, e cila vjen nga një eksperiencë e gjatë në arsimin fillor në Angli, rreth 30 vite në pozicione mësimdhënieje dhe drejtuese në shkollat fillore në zonën e Devon, Angli. Debbie ka kryer Master në Edukim dhe Bachelor of Philosophy në Edukim, zotëron statusin e mësuesit të liçencuar në UK, si dhe është e çertifikuar si Trajnuese e Mësuesve (Teacher Trainer Qualification).

Këto kualifikime janë të domosdoshme për të punuar në një shkollë fillore. Duke filluar nga “Year One” ose “Klasa Parashkollore”, mësimi zhvillohet në gjuhën angleze, nën drejtimin e mësueseve britanikë dhe në zbatim të programit zyrtar të arsimit në Mbretërinë e Bashkuar, “National Curriculum of England and Wales”. Programi ofron disa avantazhe, pasi zhvillon fëmijën në të gjitha aspektet, jo vetëm nga ato akademike, por duke u fokusuar në thellësi mbi çdo koncept dhe subjekt që studiohet përpara se të kalohet në temën pasardhëse, zhvillon aftësi dhe vlera qytetare, si dhe aftësitë bazë për shekullin e 21-të (mendimin kritik, kreativitetin, aftësitë digjitale, etj).

copy-of-britishPrej fillimit të shkollës fillore dhe deri në përfundim të saj në “Year Six”, fëmijët nuk kanë set librash për përdorim personal, pasi ata do të përdorin një seri burimesh informimi, tradicionale dhe elektronike. Gjithashtu, edhe mësuesi shërben si “filtër” për materialet që çdo nxënës ka nevojë të përdorë. Detyrat e shtëpisë deri në “Year Four” (mosha 9 vjeç) kanë të bëjnë vetëm me leximin e librave jashtëshkollorë nga biblioteka e shkollës.

Një fëmijë që edukon dëshirën për të lexuar dhe dashurinë për librin, ka përvetësuar një aftësi të madhe për të gjithë jetën. Ndërmjet klasës “Year Four” dhe “Year Six”, detyrat konsistojnë në projekte apo ushtrime javore, kryesisht në Matematikë. Sipas kurrikulës britanike që zbaton shkolla, arti përfshin

dizajnin dhe teknologjinë, ndërsa muzika është lëndë e veçantë. Shkolla ka një Music Room për raktikimin e instrumenteve muzikore dhe mësimet bazë në instrument i ofrohen të gjithë nxënësve, brenda programit.

British School of Tirana ka krijuar partneritet me shkolla fillore në Mbretërinë e Bashkuar për të bashkëpunuar në projektet ndërkulturore me nxënësit, sidomos në temat si “British Values” dhe “Bota që na rrethon”, si dhe në tema specifike në lëndët e Shkencës, Gjuhës Angleze, etj.

Shkolla thekson rëndësinë dhe drejton vëmendjen e fëmijëve që prej “Year One” drejt STEM (Science, Technology, Engineering and Math), duke u bërë kështu e para shkollë STEM në Shqipëri. Në drejtimin STEM të shkollës, përfshihet “Coding” që prej “Year One” dhe në përgjithësi “Vrojtimi” dhe “Të menduarit shkencor”, si aftësi të vlefshme për formimin e fëmijës “kurioz për botën që na rrethon”. Për të kompletuar misionin e saj, për të sjellë një standard tërësisht britanik në Tiranë, janë prezantuar edhe uniformat tipike britanike për nxënësit, si dhe ofron kujdes të veçantë në ushqim, transport dhe kurse jashtëshkollore.

Një mundësi e vërtetë për të mos u humbur, kjo që vjen për çdo fëmijë në Tiranë nga British School of Tirana nën moton “LEARN, LEAD and SUCCEED”.

REGJISTRIMET KANË FILLUAR PËR VITIN E RI AKADEMIK DHE PËR TË PËRFITUAR NGA OFERTAT, JU MIRËPRESIM GJATË MUAJVE QERSHOR DHE KORRIK PËR TË VIZITUAR AMBIENTET TONA DHE PËR T’U NJOHUR ME KURRIKULËN KOMBËTARE BRITANIKE, TASHMË NË SHQIPËRI.

british

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top