Mirëqenie

February 19, 2020 | 12:16

10 arsye pse e qeshura bën mirë për shëndetin

Shpesh thuhet se e qeshura bën mirë për shëndetin dhe se kushdo që buzëqesh jeton më mirë dhe më gjatë. Ide që përsëriten pothuajse automatikisht, por që shpesh, si gjithë fjalët e urta, fshehin një sfond të së vërtetës. Kjo gjë vlen edhe kur bëhet fjalë për buzëqeshjet, të cilat edhe pse anashkalohen, në të vërtetë kanë fuqi të madhe.

Një buzëqeshje mund të thotë pak për ata që e shkaktojnë atë, por mund të jetë gjithçka për ata që e marrin atë. Për këtë arsye, asnjëherë nuk duhet të anashkalohet ky gjest i cili, nëse bëhet me ndjenjë, mund të ndryshojë gjërat për mirë.

Arsyet pse e qeshura bën mirë për ne dhe për ata që na rrethojnë

Është e padobishme ta mohosh, kur shihni një person të buzëqeshur, shpirti juaj është i qetë dhe ndjeheni më të prirur ta trajtoni atë me mirësi. Kjo për shkak se buzëqeshja është ngjitëse dhe përcjell emocione pozitive që janë të mira për humorin dhe shëndetin.

Forcon sistemin imunitar. Kur buzëqeshni, ju pushoni dhe kjo lejon që sistemi ynë imunitar të reagojë më shpejt.

Jep një humor të mirë. Buzëqeshja vë në qarkullim serotoninën e cila ju bën më të qetë dhe të gatshëm për të kuptuar aspektet pozitive të jetës. Ndonjëherë një buzëqeshje mjafton për tu ndier pak më mirë.

Ju bën të dukeni më të rinj dhe më të bukur. Buzëqeshja tonifikon lëkurën dhe ju ndihmon të dukeni më e re. Ajo gjithashtu e bën atë më të bukur sepse ngre mollëzat.

Ul tensionin e zemrës suaj. Kur buzëqeshim, rrahjet e zemrës ngadalësohen dhe qetësohemi. Kjo rezulton në më pak lodhje për zemrën e cila funksionon më mirë në këto kushte. Presioni i gjakut gjithashtu bie për disa momente dhe këto përfitime ju ndihmojnë të qëndroni më të shëndetshëm.

Ju bën më të kujdesshëm dhe më produktivë. Buzëqeshja ju bën të ndjeheni më mirë dhe ju bën më produktivë. Kjo për shkak se sa më të qetë dhe me humor të mirë të jemi aq më shumë priremi të jemi proaktivë ndaj asaj me të cilën po përballemi dhe në rastin e punës rezultati është një performancë më e mirë.

Përmirëson marrëdhëniet shoqërore. Buzëqeshja me njëri-tjetrin ndihmon njerëzit të bashkohen, të komunikojnë pa fjalë për të qenë në të njëjtën linjë vale, të pajtohen ose më thjeshtë të jenë të vendosur mirë ndaj njëri-tjetrit. Kjo çon në relaksim, paqe dhe ju bën më të prirur për t’u rritur dhe për të patur marrëdhënie produktive nëse jeni në punë dhe për të qenë më të lumtur në mjedisin tuaj personal.

Dhuron besim. Buzëqeshja i bën të tjerët të besojnë më shumë dhe të japin besim te të tjerët. Padyshim që flitet për buzëqeshje të sinqerta që vijnë nga zemra.

Qetëson dhimbjen. Kur buzëqeshni, falë endorfinave që lëshohen, dhimbja ka tendencë të jetë më pak e rëndë. Edhe pse është një efekt i butë, kur keni dhimbje, buzëqeshja është gjithmonë efektive.

Ndihmon të jetosh më gjatë. Sipas disa studimeve, e qeshura do iu ndihmojë të jetoni më gjatë. Kjo është për shkak të efekteve të dobishme në zemër dhe kundër stresit.

Është ngjitëse. Buzëqeshja është ngjitëse. Kur shihni dikë që është duke buzëqeshur, për shkak të neuroneve të pasqyrimit, ju prireni të përsërisni shprehjen e fytyrës duke rikthyer buzëqeshjen. Në këtë mënyrë, të qeshurit do të bëjë mirë jo vetëm për veten por edhe për të tjerët.

Buzëqeshja është një gjest që shumë e konsiderojnë të mirëqenë, por që për arsyet e përmendura më lart mund të jetë me të vërtetë e çmuar dhe mund të përmirësojë ditën e dikujt. Dhurimi i tyre do të jetë i mirë për ne dhe të tjerët dhe kjo për shkak se truri e percepton buzëqeshjen si diçka pozitive, duke hyrë në një gjendje qetësie dhe rehatie.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top