Marrëdhënie

February 19, 2020 | 12:33

Për miqësitë e vërteta koha dhe distanca nuk ekziston

Miqësia autentike nuk ka nevojë për takime të përditshme për të zbuluar nëse është e sinqertë apo e rreme. Nuk ka presione apo detyrime për të zbuluar çdo mendim, çdo përvojë të jetës në momentin kur ndodh.

Miqësitë autentike ndërtohen falë magjisë së rastësive, lënë hapësirë dhe ofrojnë liri. Lidhja e miqësisë ushqehet nga besimi dhe ndjenjat e sinqerta. Konceptet që duhen mbajtur mend janë: “Unë nuk ju kam borxh asgjë, por ju detyrohem për gjithçka” dhe “Unë jam këtu për ju, sa herë që të keni nevojë”.

Në fakt, miqësitë e krijuara që në fëmijëri janë shumë të shpeshta: njerëzit me të cilët keni ndarë aventura gjatë viteve të shkollës, lojëra pasdite ose shëtitje. Ose ato miqësi të lindura rastësisht shumë vite më vonë.

Shpesh jeta na detyron të marrim një drejtim që nuk e kishim parashikuar. Puna ose arsye të tjera mund të na çojnë me milje larg miqve tanë. Do t’ju ketë ndodhur edhe juve: në këto momente ndryshimi dhe rritja personale na ndihmojnë të zbulojmë se kush janë njerëzit me të vërtetë të rëndësishëm në jetën tonë. Ka miqësi që vijnë dhe shkojnë, ata na japin përvojë dhe gëzim, por ato zhduken duke lënë vetëm kujtimet. Miqësi të tjera, megjithatë, rezultojnë të jenë toksike dhe na lënë me përvoja negative: egoizmi, interesat personale dhe tradhtitë nuk janë aq të rralla.

Nga ana tjetër miqësia autentike ofrohet lirshëm dhe pa kompromis. Mbrohet sikur të ishte një pasuri e çmuar. Nëse akoma mbani mend një miqësi që e keni lënë pas për shkak të distancës, mos dyshoni dhe kontaktojeni atë person. Për miqësitë autentike koha dhe distanca nuk llogariten.

 

 

Burimi  / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top