Lifestyle

October 10, 2020 | 8:14

10 fakte jo shumë të njohura për njerëzit me sy të gjelbërt

Ngjyra e syve të njerëzve prodhohet nga mënyra se si drita reflektohet përmes irisit tonë. Me sa duket, në të gjithë botën, njerëzit që kanë këtë ngjyrë të veçantë të syve janë vetëm 2% e të gjithë popullsisë. Njerëzit me aq fat sa kanë sy të gjelbërt gjenden kryesisht në Hungari dhe Islandë dhe kanë karakteristika që i bëjnë ata vërtet të veçantë.

  1. Ata janë më tërheqës

Sytë me ngjyrë të gjelbër konsiderohen të jenë shumë të thellë dhe për këtë arsye arrijnë ta bëjnë një person më tërheqës. Kjo ndoshta ndodh pasi ata janë shumë të rrallë dhe për këtë arsye u kushtohet më shumë vëmendje.

  1. Kush ishte i pari?

Me sa duket personi i parë me sy të gjelbërt u shfaq në Evropë. Edhe pse kjo është një ngjyrë shumë e popullarizuar në Indi, më shumë se gjysma e njerëzve me këtë ngjyrë syri duket se janë Evropianë.

  1. Janë të rrallë

Po, kjo ngjyrë është ndër më të rrallat në botë. Sipas disa studimeve, kjo ngjyrë u shfaq më vonë në kohë sesa ngjyra e errët; për më tepër, mendohet se nuk ka pasur ende një mënyrë për t’u zgjeruar në një mënyrë të tillë që të bëhet e zakonshme.

  1. Nuk shfaqen që nga lindja

Në përgjithësi, ngjyra e syve të foshnjave nuk është kurrë ajo që do të kenë kur të rriten. Sa i përket syve të gjelbërt, kjo zbulohet vetëm pas vitit të parë të jetës, më vonë se ngjyrat e tjera.

  1. Ata rezultojnë të kenë nunaca të verdha

Në realitet, ata me sy të gjelbër kanë nuanca më të verdha në iriset e tyre. Në fakt, pigmentimi jeshil shfaqet bazuar në mënyrën se si përzihen valët e dritës.

  1. Ata kanë një personalitet të shkëlqyeshëm

Falë ngjyrës së syve këta njerëz zakonisht kanë një personalitet shumë të fortë dhe dominues, gjë që i bën ata shumë të veçantë.

  1. Ata janë diskriminuar

Për shkak të prevalencës së ulët, njerëzit që zotëronin këtë ngjyrë sysh dyshohej se kryenin magji, pasi konsideroheshin të çuditshëm dhe misteriozë.

  1. Ata janë shumë të ndjeshëm

Sytë e kësaj ngjyre të veçantë rezultojnë shumë të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit, në fakt ata gjithmonë duhet të mbajnë syze dielli për t’u mbrojtur nga shqetësimi i shkaktuar.

  1. Janë kryesisht gra

Ngjyra e syve të gjelbër është më e zakonshme tek gratë. Nuk ka asnjë shpjegim shkencor por është vetëm një e dhënë statistikore.

  1. 50% mundësi

Nëse të dy njerëzit në një çift kanë sy të gjelbërt, ka 50% mundësi që fëmija i tyre të ketë sy të së njëjtës ngjyrë. Ndërsa nëse vetëm një nga çiftet i ka ato, probabiliteti zvogëlohet në 40%.

 

 

Burimi / https://www.positivevibration.guru/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top