A e dini se në çdo gjuhë ka më shumë fjalë negative se sa pozitive? Duket se ne kemi nevojë për shumë fjalë negative për të përshkruar ndjenjat tona jo të mira dhe vetëm një grusht fjalësh pozitive për të përshkruar ndjenjat tona të mira.
Studiuesit kanë gjetur se shumica e kulturave kanë fjalë kryesisht për përshkrimin e këtyre 7 emocioneve: gëzim, frikë, zemërim, trishtim, neveri, turp dhe faj.
Nuk është çudi që shumë prej nesh mezi i mbajnë komentet negative në kontroll pasi fjalori ynë përmban shumë më shumë fjalë për përshkrimin e ndjesive negative se sa atyre pozitive.
Më poshtë do të gjeni një listë me 10 fjalë të cilat nuk duhet t’i përdorni në vendin tuaj të punës më mënyrë që të shmangni zemërimin, përçmimin dhe frikësimin e atyre rreth jush.
Ti s’mundesh
Budalla
I papërgjegjshëm
Je i dështuar
Të të vijë turp
S’je kompetent për këtë punë
Je i çuditshëm
Je zhgënjyes
Je i çmendur
Je inferior
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.