Këshilla & Arsye

March 2, 2018 | 13:33

Për pensionistët që duan të angazhohen, ja punët që u përshtaten

Dalja në pension shkakton ndjesi të ndryshme në persona të ndryshëm. Disa e konsiderojnë si një pushim dhe e shfrytëzojnë për të udhëtuar ose për të qëndruar më shumë me familjarët. Disa të tjerë e gjejnë veten të etur për ndërveprim shoqëror e për të punuar. Për më tepër, shkenca ka arritur në konkluzionin që me punën e vazhdueshme, vijnë të mira fizike e mendore.

Nëse jeni një pensionist që pyesni veten si të bëni ca të holla ndërsa plotësoni nevojën tuaj për shtim të stimulimit social dhe mendor, mos kërkoni më tej. Këtu janë punët me kohë të pjesshme të përsosura për pensionistët:

Koordinator në programet jofitimprurëse

Nuk ka kohë më të mirë për t’u përfshirë në përpjekjet që ju frymëzojnë se sa tani. Në përgjithësi, një koordinator i programeve jofitimprurëse, vë vëmendjen në aspektet e mbledhjes së fondeve dhe organizimit. Taksist

Nëse qëllimi juaj është socializimi, kjo punë është për ju. Bukuria e kësaj pune qëndron në faktin që ju zgjidhni se kur doni të punoni. Nëse një ditë zgjoheni dhe jeni energjik, merrni makinën dhe nisuni për punë. Nëse jo, mund të rrini brenda dhe të shijoni një kafe të mirë.

Mësues privat

Nxënësit kanë nevojë për mësues privat dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Nëse sfondi juaj profesional është i përshtatshëm, mund të vendosni reklama ose të lini kartëvizita në shkollat e zonës suaj.

Shofer i autobusit të shkollës

Kjo punë është për ju nëse pëlqeni t’i shërbeni komunitetit.

Bibliotekar  

Nëse e dashuroni letërsinë, kjo punë është e përsosur për ju. Nëse nuk i plotësoni kushtet, mund të bëheni ndihmës dhe sërish të jeni të rrethuar nga mendje të etura dhe libra fantastikë.

Llogaritar

Llogaritar me kohë të pjesshme është puna ideale për një pensionist me një sfond të biznesit ose kontabilitetit. Orët janë fleksibël dhe puna mund të bëhet nga shtëpia.

Konsulent biznesi

Le ta pranojmë, pas gjithë atyre viteve që keni shpenzuar për të bërë një biznes të suksesshëm, keni dije të madhe për të ndarë. Ju mund të identifikoni shpejt se si një biznes mund të përmirësojë operacionet e tij. Fillimi i një biznesi të këshillimit është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur në punë krijimtarinë tuaj dhe për të ndihmuar një biznes tjetër të arrijë potencialin e tij.

Shkrimtar i pavarur

Dashuria për të shkruar nuk largohet kurrë. Dhe nëse keni pasur një karrierë në shkrim, nuk keni pse ta lini me aq. Shkrimi i pavarur është fitimprurës dhe një mundësi fantastike për ta vënë vëmendjen tuaj në artikuj dhe histori që me të vërtetë ju nxisin.

Dado profesionale

Për mësuesit ose edukatorët në pension, dadoja mund të jetë puna më e përsosur që mund të bëni. Kujdesi për fëmijët është një nga punët më të dobishme dhe do t’ju paguajë shumë mirë.

Asistent personal

Përshkrimi i punës për një asistent personal mund të marrë shumë forma, prandaj zgjidhni me mençuri.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top