Studim

March 2, 2018 | 14:16

Studim / Lakra dhe domatja luftojnë rrudhat

Një dietë e ekuilibruar është efektive kundër rrudhave. Lakra, në veçanti është e dobishme për funksionin që ka kundër plakjes.

Kremrat janë një ndihmë e vlefshme, ashtu si dhe trajtimet e mjekësisë kozmetike.  Por kundër rrudhave të fytyrës një rol të rëndësishëm luan edhe mënyra e të ushqyerit.  Ky konfirmim vjen nga studimi i bërë së fundmi nga Instituti i Kërkimeve në Gjermani, i publikuar në revistën British Journal. Nga studimi doli se lakra, spinaqi dhe domatja duhet të konsumohen rregullisht për të mbajtur lëkurën tuaj të re.

E gjithë kjo është meritë e efektivitetit që ka lakra dhe domatja kundër rrudhave.

Veçanërisht në dimër

Mos harroni kurrë të keni spinaqin dhe domatet në tavolinë, por sidomos lakrën në të gjitha versionet e saj.  Një tjetër produkt është vaji i ullirit që mundësisht të jetë i papërpunuar. Është një burim kryesor i vitaminës E dhe për acidet yndyrore esenciale që ai përmban.

Verë dhe çokollatë

Për të furnizuar trupin me antioksidantë të çmuar që kanë një efekt mbrojtës kundër radikalëve të lirë, ju mund të pini çdo ditë një gotë verë të kuqe dhe të shijoni një çokollatë të zezë.

Një lëng portokalli çdo ditë

Në sajë të vitaminës C, lëngu I portokallit forcon veprimin mbrojtës të antioksidantëve dhe promovon më tej elasticitetin e lëkurës. Përveç frutave, vitamina C gjendet në kivi, speca dhe majdanoz.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top